• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Minxhozi: PD, si formacion paramilitar. Problemet i ka zgjidhur me dhunë dhe imponim. 8 Janari, puntata e fundit e një seriali 30 vjeçar

by Java News
08/01/2024 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar ngjarjen e 8 Janarit, e cilësoi Partinë Demokratike si një formacion paramilitar. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News me gazetarin Sokol Balla, analisti theksoi se 8 Janari është puntata e fundit e serialit 30 vjeçar të kësaj force politike.

Minxhozi thotë se dhuna dhe përplasjet e 8 Janarit nuk janë “produkt” i asaj dite por kanë nisur që në vitet ’90 dhe më vonë. Sipas tij, Partia Demokratike nuk ka ditur asnjëherë që t’i zgjidhë problemet e brendshme në mënyrë të drejtë por ka përdorur gjithmonë gjuhën e imponimit të të fortit.

“Në të gjithë këtë futen virtualisht në mjegullën e gazit lotsjellës për të gjetur se kush ishin të mirët dhe të këqijtë e asaj dite. Socialistët kanë pasur në 2004 një skizëm të madhe që u konsumua mes dy kryeministrash. Nuk shkoi tek hunjtë apo gazi lotsjellës. Domethënë që socialistët kanë shumë kusure por të dhunës fizike në seli nuk e kanë lënë si rekord ndërkohë që gjeneza e kësaj force tjetër politike është para politike që në verën e vitit ’92, sepse aty e shoh këtë lloj qasjeje të 8 janarit. Nuk është produkt i asaj dite, as ai që blindoi godinën dhe as ai që mori shkallët e zjarrfikëses. e kanë njohur njëri-tjetrin dhe e kanë ditur se ky është kodi që flitet në atë godinë. Problemi është që PD është një formacion para politik që në gjenezë që domethënë fraksionin e parë vetëm nuk e kanë rrahur.

PD ka qenë lule në krahasim me ato që kanë dëgjuar mocionistët e famshëm që morën nofkën karrige e thyer që më vonë PD dhe themeluesit e vet i theu brinjët dhe i la rrugëve dhe kjo është më e rëndë. Vetëm në vitet 90 të gjithë ata që kanë tentuar të sfidojnë sadopak pushtetin e zotërisë që me 8 janar morën turmën, ata kanë përfunduar shumë keq. PD është sjellë si formacion paramilitar në çdo moment që ka pasur debat të brendshëm, nuk ka ditur ta përjetojë debatin me dinjitet, nuk ka ditur të jetë sovrane në vendimet dhe gjithmonë ka pasur gjuhë imponimi. 8 janarin e shoh vetëm një puntatë të fundit të një seriali 30 vjeçar ku kjo parti, problemet i ka zgjidhur me hurin dhe me dhunën dhe imponimin e më të fortit. Për Bashën nuk kam asnjë respekt si politikan, as për Berishën.

Zotëria blindoi dyert se e dinte se do t’i vinte ky formacion kurse ata morën hunjtë sepse e panë se po mbyllte dyert dhe u kthyen në gjendjen e tyre natyrore. Që këta persona kanë dialoguar në këtë lloj forme, e shoh si vazhdimësi e hershme. Basha e Berisha e kanë pasur atë kod mes tyre. Kur u prish pakti mes tyre, hyri gjuha e vjetër e dhunës dhe e përballjes që e kemi parë në parti në vitet ’90, në vitet 2000 edhe më vonë.“, theksoi Minxhozi./m.j

Next Post
Bashkëpunimi/ Ali Ahmeti takon Taulant Ballën: Shqiptarët, asnjëherë s’kanë qenë më mirë!

Bashkëpunimi/ Ali Ahmeti takon Taulant Ballën: Shqiptarët, asnjëherë s’kanë qenë më mirë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In