Tre prej autorëve kryesorë të sulmit me armë zjarri në drejtim të hotel “Voloreka” janë lënë në burg.
Gjykata e Tiranës ka rivlerësuar masat e sigurimit për Anterio Kaloshin, Meardi Berberin, dhe Ervin Kalaja, të cilët i ka lënë në arrest me burg.
Bëhet e ditur se Kaloshi është mik i Orges Bilbili, i cili akuzohet se ka realizuar edhe sulmin në fjalë, ndërsa ishte në shoqërinë e tij kur u arrestua.
Mbi ta rëndon akuza për armbajtje pa leje, kundështim të policisë, falsifikim dokumentesh. Arrestimi i tyre u bë në datën 3 gusht, në Tiranë, ndërsa çështja kaloi në kryeqytet pasi Gjykata e Pogradecit shpalli moskompetencë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një garazhi atyre iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.
/a.r