• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet ndaj Gonzatos, tërhiqet Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje, i kërkoj falje!

by A R
06/11/2025 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme, 6 nëntor, se i kërkon falje ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato nëse deklaratat e tij i konsideron fyerje, por theksoi se nuk ka qenë ky qëllimi i tij. Berisha tha se ka përdorur deklaratat që ka bërë vetë Gonzato për vetën e tij dhe nuk e koncepton këtë gjë si fyerje.

“Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por nëse ambasadori Gonzato, në një deklaratë të bërë publike vetë se kam qenë i martuar dhe djalin e vogël e kam 31 vjeç dh tani jetoj me një partner ose jam i martuar me një burrë dhe kjo deklaratë u përdor nga unë, në mënyrë absolute pa asnjë intencion fyerje. Unë jam autor i një ligji që i ka dhënë fund në mënyrë përfundimtare çdo forme diskriminimi. Thashë këtu që vetë ka qenë binar dhe pastaj ka ndryshuar mendje. Nuk kisha bërë asnjë hetim në jetën e tij. As merrem me jetën e asnjë njeriu.E dëgjova, tha vetë dhe ka bërë këtë deklaratë. Se si qenka fyerje kjo unë këtë nuk e konceptoj. Kam përdorur një deklaratë, një gjë që e kam thënë vetë. Nëse ai e konsideron këtë fyerje atëherë unë sigurisht do ta rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj falje, nuk kam asnjë hezitim, por nuk ishte për fyerje kjo. Nuk përbën fyerje kjo”, tha Berisha.

Kujtojmë se më herët Komisionerja Kos u shpreh se sulme të tilla janë të papranueshme.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE-së në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkroi Marta Kos.

Duke shpërndarë postimin e komisioneres Marta Kos, reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Ai deklaroi se ligji është keqinterpretuar shumë nga disa palë. Ai tha se ligji për barazinë gjinore është tërësisht në përputhje me parimet e Bashkimit Europian. Rama kërkoi ndjesë sesi u përdor ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Gonzato.

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, le të lehin qentë, karvani ecën përpara”, shkroi kreu i qeverisë.

Kujtojmë se sot, kreu i PD-së Sali Berisha tha se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar votimin e projektligjit për barazinë gjinore. Berisha shtoi se “Gonzato nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare, bindjet e tij personale”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk isha në mbledhje”- Përjashtimi nga grupi i PS, Spiropali: As Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu nuk i bënin këto!

“Nuk isha në mbledhje”- Përjashtimi nga grupi i PS, Spiropali: As Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu nuk i bënin këto!

November 25, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Trafikuan 90 kg kokainë me vlerë 3,6 milionë euro nga Amerika Latine, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit! Ja dënimet që kërkoi (EMRAT)

November 25, 2026
Berisha sulmon Buxhetin 2027, bën thirrje për protestë masive më 28 Nëntor: Ky është buxheti tipik i një narkoshteti, i përgatitur në fshehtësi!

Berisha kërkon bashkimin e opozitës, gazetari: Po luan blofin, ai kërkon që t’u vjedhë votat! Do i telendisë kandidatët

November 25, 2026
Teatri përtej skenës, aktorja Rita Gjeka sjell artin e interpretimit përmes mikrofonit!

Teatri përtej skenës, aktorja Rita Gjeka sjell artin e interpretimit përmes mikrofonit!

November 25, 2026
Rreth 5 mln tonë rroba hidhen çdo vit, BE ndryshon rregullat për industrinë e modës! Deri në vitin 2030 veshje të riciklueshme dhe…

Rreth 5 mln tonë rroba hidhen çdo vit, BE ndryshon rregullat për industrinë e modës! Deri në vitin 2030 veshje të riciklueshme dhe…

November 25, 2026
“Edhe unë jam përgjegjëse”- Spiropali pas përjashtimit: Më keq do shkojë! Ndjej faj që pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë

“Edhe unë jam përgjegjëse”- Spiropali pas përjashtimit: Më keq do shkojë! Ndjej faj që pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë

November 25, 2026
“Shkak ishin qëndrimet e mia politike”- U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Elisa Spiropali në konferencë: E marr si dekoratë faktin që…

“Shkak ishin qëndrimet e mia politike”- U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Elisa Spiropali në konferencë: E marr si dekoratë faktin që…

November 25, 2026
U raportua se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi, reagon AKU: Sasia 4.5 ton nga Brazili është bllokuar që në 28 janar, e kemi asgjësuar!

Erdhi nga Brazili dhe nuk kishin dokumentacionin për tregun shqiptar, AKU bllokon 64 tonë mish pule në Portin e Durrësit!

November 25, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Veliaj kundërshton pezullimin e afateve të paraburgimit, kryebashkiaku i drejtohet Gjykatës së Lartë

November 25, 2026
Shiroka-Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri ditën kur të ngremë bashkë dollinë në Bruksel

Shiroka-Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri ditën kur të ngremë bashkë dollinë në Bruksel

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In