Të paktën pesë persona janë vrarë në të shtënat që kanë ndodhur në një xhami në Quebec City, Kanada.
Të shtëna u dëgjuan në “Quebec Islamic Cultural Centre” natën e së dielës, sipas raporteve të medias lokale.
Faqja e qendrës në “Facebook” postoi videon e policisë jashtë skenës, me një koment të shkruar se ka “disa të vdekur”.
Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se deri në tre persona të armatosur kanë qenë të përfshirë, citohet Express. (b.an)