• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Suksesi i vaksinës vihet në dyshim, kompanisë britanike i kërkohen prova shtesë

by A R
26/11/2020 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë pas lajmeve të bujshme për vaksinën e saj të koronavirusit, kompania AstraZeneka po përballet me pyetje të vështira lidhur me nivelin e suksesit të vaksinës, që disa ekspertë thonë se mund t’i pengojë shanset për të marrë miratim të shpejtë nga rregullatorët në SHBA dhe BE.

Kompania AstraZeneka mund të zhvillojë një provë tjetër në shkallë botërore për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës së saj për koronavirusin, tha shefi i saj ekzekutiv Pascal Soriot, sipas një njoftimi të rrjetit Bloomberg News.

Disa shkencëtarë kanë ngritur dyshime në lidhje me saktësinë e rezultateve që tregojnë se vaksina ishte 90% e efektshme tek një nën-grup pjesëmarrësish, të cilët, gabimisht morën në fillim një gjysmë doze dhe pastaj dozë të plotë.

Peter Openshaw, profesor i mjekësisë eksperimentale në Imperial College London tha se duhet të presim të dhënat e plota dhe të shohim se si do t’i vlerësohen rezultat nga rregullatorët.

Firma britanike e ilaçeve AstraZeneca tha të hënën se vaksina e saj eksperimentale, e krijuar me Universitetin e Oksfordit, parandaloi mesatarisht 70% të rasteve të COVID-19 në provat e fazës së vonë në Britani dhe Brazil.

Ndërsa shkalla e suksesit ishte 90% në nën-grupin e vullnetarëve, efikasiteti ishte 62% nëse doza e plotë jepej dy herë, siç u veprua për shumicën e pjesëmarrësve.

Në qendër të shqetësimeve, megjithatë, është fakti se rezultati më premtues prej 90% i provave vjen nga një analizë e nëngrupeve, një teknikë që shumë shkencëtarë thonë se mund të prodhojë lexime të gabuara.

Në nën-grupin që dha efikasitetin 90%, morën pjesë vetëm 2,741 vullnetarë, shumë më pak sesa dhjetëra mijëra njerëzit që morën pjesë në provat, të cilat rezultuan në efikasitet 90% të publikuara në fillim të këtij muaji për vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Moncef Slaoui, këshilltari kryesor shkencor për programin e vaksinave të qeverisë amerikane që mban emrin Operacioni Warp Speed, tha se askush në nën-grupin që mori gjysmën e dozës nuk ishte më i vjetër se 55 vjeç, duke lënë të kuptohet se efikasiteti tek moshat më të vjetra është ende i paprovuar në këto të dhëna.

/a.r

Next Post
Braçe apel të fortë të ardhurve nga Italia: Boll se po u merrni jetën të afërmve! Do ju mbetet peng gjithë jetën

Braçe publikon pamjet: Thumana e re nis nga një kopsht e shkollë për fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Himarë 38-vjeçari me precedent penal, lëvizte me pistoletë dhe granatë

Arrestohet në Himarë 38-vjeçari me precedent penal, lëvizte me pistoletë dhe granatë

July 9, 2026
Komente të rreme për hotele e restorante, Hita: Po hetojmë një rrjet të organizuar me mijëra llogari

Komente të rreme për hotele e restorante, Hita: Po hetojmë një rrjet të organizuar me mijëra llogari

July 9, 2026
Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici

Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici

July 9, 2026
“Largohuni brenda tre ditësh”/ Roma dëbon dy atashe ushtarakë rusë për spiunazh. Reagon Moska!

“Largohuni brenda tre ditësh”/ Roma dëbon dy atashe ushtarakë rusë për spiunazh. Reagon Moska!

July 9, 2026
“Kam qenë veç te dyqani i Celtic”, Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

“Akuza seksiste! Del që unë qenkam shërbëtorja!”, Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

July 9, 2026
FOTO / “Me mikun e çmuar…”, Rama takohet me Erdogan pas Samitit të NATOs-. Ja çfarë thotë Kryeministri

FOTO / “Me mikun e çmuar…”, Rama takohet me Erdogan pas Samitit të NATOs-. Ja çfarë thotë Kryeministri

July 9, 2026
Filmi “The Invite”, një lexim psikologjik: Film për seksin apo…

Filmi “The Invite”, një lexim psikologjik: Film për seksin apo…

July 9, 2026
Begaj në Luginën e Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve, gjuhës dhe kulturës duhet të respektohen

Begaj në Luginën e Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve, gjuhës dhe kulturës duhet të respektohen

July 9, 2026
Nga lavdia te pasiguria: Çfarë trashëgoi Irani pas 37 viteve të Khamenei-t?

Nga lavdia te pasiguria: Çfarë trashëgoi Irani pas 37 viteve të Khamenei-t?

July 9, 2026
Ndalimi i zyrtarëve nga RMV, Berisha: Rama po krijon një klimë jomiqësore më fqinjët

Ndalimi i zyrtarëve nga RMV, Berisha: Rama po krijon një klimë jomiqësore më fqinjët

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In