• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Suedia kërkon fuqi punëtore, kushtet që duhet të plotësoni për të përfituar

by Java News
10/04/2017 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në muajt e parë të 2017-s, Bordi Suedez i Migracionit në Suedi ka marrë rreth 8200 vendime për azilkërkuesit, 49% e të cilave janë pranuar. Azilkërkuesit më të mëdhenj janë Afganistani, Siria dhe Iraku. Nga Shqipëria rezultojnë të jenë marrë 84 vendime, nga të cilët janë pranuar vetëm 2, një përqindje shumë e vogël në raport me mesataren e aplikimeve.

Aleksandra Sefenstedt, avokate në Kryqin e Kuq pranon se vendet e Ballkanit kanë një nivel të lartë refuzimi. “Suedia nuk ka një listë të vendeve të sigurta, megjithatë shtetet ballkanike konsiderohen si të tilla”, thotë ajo.

Nga Europa, kërkesat nga Shqipëria dominojnë. Në vitin 2015, kur kulmoi vala e emigracionit, nga Shqipëria në Suedi kishte 2615 kërkesa për azil, në vendin e tetë pas Sirisë, Afganistanit, Irakut, Somalisë e shteteve të tjera që i ikin luftës e konflikteve. Menjëherë pas Shqipërisë renditej Kosova, me rreth 1800 aplikime.

Mundësia e aplikimit për punë

Ndërsa ka pak shanse që Suedia të pranojë azilantë nga Shqipëria, mundësia tjetër është përmes aplikimit për punë. Instituti Suedez publikon në faqen e tij, disa këshilla të dobishme që do të lehtësojnë kërkimin për punë dhe zhvendosjen në Suedi.

Se si duhet të aplikoni për një punë në Suedi varet nga industritë. Përgjithësisht dërgoni një CV dhe një letër motivimi në mënyrë elektronike­kompania më pas do të përzgjedhë aplikantët që do të intervistohen. CV duhet të jetë një deri në dy faqe e gjatë dhe të përfshijë një pasqyrë të përvojës së punës tuaj, studime, arritjet apo çmime, aftësi të veçanta dhe referencat. Nëse ju aplikoni për një punë në Suedi nga jashtë, intervista juaj e parë mund të bëhet me anë të telefonit ose video­konference (p.sh., Skype), ose mund të ftoheni në vend.

Gjatë intervistës, punëdhënësi duhet t’ju njoftojë se cila do të jetë pjesa tjetër e procesit të rekrutimit. Në varësi të fushës dhe llojin e pozicionit mund të duhen disa intervista ose plotësimi i një testi. Pas intervistës tuaj, punëdhënësi do të lidhet me ju për t’ju vënë në dijeni nëse jeni zgjedhur për këtë punë. Pasi të keni një ofertë pune, hapat e ardhshëm do të varen nga kombësia. Përgjithësisht qytetarët nga vendet jashtë BE­së kanë nevojë për një leje pune për të punuar në Suedi. Që të kualifikoheni për një letër pune duhet të merrni një ofertë nga një punëdhënës suedez. Përgjithësisht duhet të aplikoni për leje përpara se të hyni në Suedi.

Agjencia e Migracionit e merr në konsideratë aplikimin dhe ju informon për vendimin. Më pas dorëzohen të dhënat për vizën dhe lejen e qëndrimit. Suedia ka dhënë rreth 13 mijë leje pune në total për vitin 2015. Profesionet që kërkohen më shumë dhe për të cilat Agjencia e Migracionit ka dhënë lejet e punësimit janë specialistë, teknikë dhe profesione të lidhura me të, shërbime, kujdes dhe shitje si dhe profesione menaxheriale etj. Për shqiptarët, sipas të dhënave nga Agjencia Suedeze e Migracionit kanë dhënë gjithsej 52 leje pune, kryesisht për punonjës shtëpie dhe staf restoranti. /Monitor

ma.me

Next Post
Kjo modele ka mbi 1 milion ndjekës vetëm për shkak të gjoksit (GALERI)

Kjo modele ka mbi 1 milion ndjekës vetëm për shkak të gjoksit (GALERI)

Comments 2

  1. Lorenc says:
    8 years ago

    Jame i interesuar per pune punoj ne ndertim

    Reply
  2. Antoneta Qirjaqi says:
    7 years ago

    Kerkoj pun ne suedi si,mund te ndimoni

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com