Kosova do të përfitojë 70 milionë euro nga Suedia, shumë kjo qo do të destinohet në reforma që kanë të bëjnë me integrimin ekonomik me Bashkimin Europian. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku i cili ka deklaruar se në emër të Republikës së Kosovës ka lidhur marrëveshje kornizë me Suedinë për bashkëpunim reformues.









