Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vendi i tij do të vendosë sisteme mbrojtëse nga raketat Patriot në Poloni për të ndihmuar në mbrojtjen e qendrës logjistike të NATO-s që furnizon me armë Ukrainën.
Suedia do të zëvendësojë mbështetjen për sistemin Patriot nga Holanda dhe operacioni do të fillojë në dhjetor. Qeveria njoftoi se do të dërgojë rreth 100 ushtarë nga njësia e mbrojtjes ajrore në Halmstad.
Javën e kaluar, qeveria suedeze njoftoi se do të dërgonte avionë luftarakë Gripen në Poloni, si pjesë e një misioni mbikëqyrës të hapësirës ajrore të NATO-s.
“Qëllimi i zhvillimit të Gripen dhe zhvillimit të Patriot është mbrojtja e qendrës logjistike të NATO-s në Poloni, në aeroport”, tha Kristersson.
Suedia nuk pranoi të zbulonte se sa njësi të sistemit Patriot do të dërgohen në Poloni.
Kryeministri polak Donald Tusk tha muajin e kaluar, duke cituar agjenci anonime të inteligjencës, se Rusia po planifikonte të niste sulme “hibride” me dronë dhe raketa kundër vendeve që mbështesin Ukrainën.











