Policia suedeze ka arrestuar një person të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist. Bphet fjalë për Mutar Muthanna Majid, i ndaluar gjatë një aksioni të enjten pasidte në një qendër për azilkërkuesit në qytetin veriperëndimor Boliden.
Arrestimi u krye pa incidente dhe kryeministri Stefan Lofven përgëzoi shërbimet e sigurisë “për shpejtësinë me të cilën i dyshuari u zbulua dhe arrestua”.
Autoritetet kishin nxjerrë mandatin e arrestit për 25-vjeçarin, i dyshuar se ka luftuar në Siri.









