• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Subjekte të reja politike në zgjedhjet e 7 qershorit, përfundon afati i aplikimit për pjesëmarrjen

by E S
10/05/2026 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesnatën e së dielës mbyllet afati i aplikimit për subjektet e reja politike për t’u certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Zëdhënësi Valmir Elezi tha më herët se certifikimit do t’i nënshtrohen vetëm subjektet e reja siç janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, ndërsa përjashtohen partitë politike, që ligji për zgjedhjet e përgjithshme i konsideron të certifikuara automatikisht.

Ndërkaq, 12 maji është afati i fundit që të gjitha subjektet politike të dorëzojnë online në KQZ listën me emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Deri më tani, nga 53 parti politike të regjistruara, 22 prej tyre kanë njoftuar KQZ-në se do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme, përfshirë Partinë Socialdemokrate, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partinë Demokratike e Kosovës.

Sakaq 9 parti, mes të cilave edhe Nisma Socialdemorkate e Fatmir Limajt njoftuan se nuk do të marrin pjesë, ndërsa janë krijuar edhe 3 koalicione, ku përfshihet Lëvizja Vetëvendosje me aleatët e saj Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane.

Lëvizja Vetëvendosje zgjpodhi sërish Albin Kurtin si kandidatin e saj për kryeministër, LDK shkon në zgjedhje me Lumir Abdixhikun si kandidat për kreun e ekzekutivit, ndërsa Vjosa Osmanin do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë dhe do të jetë kandidate për Presidente.

Zgjedhje e reja do të mbahen pasi legjislatura e 10-të e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri të vendit, pas mbarimit të mandatit të Vjosa Osmanit.

Next Post
Dhunohet sende të forta ish-kreu i PD-së në Lezhë, përfundon te Trauma/ Autorët i shkuan të maskuar

Dhunohet sende të forta ish-kreu i PD-së në Lezhë, përfundon te Trauma/ Autorët i shkuan të maskuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com