• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’u gjet një djalë ta kyçë baba bufin në shtëpi”, Rama për Nallbatin: Si përfunduam nga Dritëro Agolli te një rrugaç?

by E S
05/05/2025 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Devoll nuk ka lënë pa komentuar incidentin e së shtunës mbrëma, ku deputeti demokrat Bledion Nallbati dhe vëllai i tij u konfliktuan me shoferin e një kamioni pas parakalimit të gabuar.

Shefi i qeverisë e ka quajtur Nallbatin “një xhuxh agresiv”, duke ironizuar edhe me emrin e koalicionit të PD, teksa shtonte se ai do që ta bëjë “Devollin madhështor”.

“Janë dy vëllezër njëri katran dhe njëri katran me bojë që më thonë që është një pëllëmbë mbi tokë dhe tani që flasim janë prapa hekurave. Kjo është e vërteta dhe këta do bëjnë Devollin madhështor, një xhuxh agresiv do bëj Devollin madhështor. I thonë Duçe ngaqë është i fortë”, tha Rama.

Teksa vijonte shigjetimin e Nallbatit nga qyteti që cilësohet “hambari” i votave për deputetin e PD, Rama e vuri në pikëpyetje mbështetjen e qytetarëve për të, duke thënë: ‘Si mund të votohet një rrugaç?’”.

Rama rikujtoi se zona e Devollit është përfaqësuar në Parlament nga poeti i shquar Dritëro Agolli nën siglën e PS më parë, ndërsa në kohët që jetojmë përfaqësohet nga “një rrugaç”.

“Si mund të votojnë demokratët e Devollit për një rrugaç? Është një grup rrugaçësh. Ju e dini mirë rrugaçin kryesor. Si mund të bjerë pazari deri në pikën kur t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë këtë rrugaç? Devolli ka sjellë në parlament një rrugaç të një niveli, nuk e di në cilën vjershë të Dritëro Agollit mund të gjente vend, por te fjala kokëbosh dhe trangull. Demokratët këtu mund të kenë 1 mijë arsye që të mos duan Peleshin e 5-fishin e arsyeve të mos më duan mua, por s’i mund të bjerë pazari deri në pikën që t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë… po e them siç më vjen se realisht më duket fundi nga Dritëro Agolli te një rrugaç, nga një poet kombëtar te një turp vendor këtu. Si mundet të bëhet kjo punë”, nënvizoi kryeministri.

Rama u ndal edhe te Berisha duke e cilësuar si kryerrugaçin që nxit dhunën.

Ai tregoi një anektodë, teksa u shprehe se duhet një djalë për pleqëri që ta frenojë babain kur lajthit.

“Si s’u gjet për baba bufin një djalë që ta mbajë mbyllur në shtëpi? Lajthitja dallohet kur ngatërron fjalët e konakut të burrave me ato të grave”  – tha Rama.

Next Post
Nënë e dy fëmijëve, gjendet pas 63 vitesh gruaja e zhdukur

Nënë e dy fëmijëve, gjendet pas 63 vitesh gruaja e zhdukur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In