• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Stuhitë dhe erërat e forta mbërthejnë Evropën, shkon në 10 numri i viktimave

by Java News
19/01/2018 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetë të vdekur, avionë në tokë dhe linja hekurudhore të paralizuara. Ky është bilanci i valës së motit të keq që ka goditur Holandën, Belgjikën dhe Gjermaninë. Stuhi të forta vijnë nga Deti i Veriut dhe era e fortë ka ndaluar trafikun ajror për disa orë në mëngjes në aeroportin e Amsterdamit, një nga shpërndarësit kryesor të fluturimeve në Europë. Disa fluturime janë anuluar gjithashtu në Gjermani në aeroportet e Dyseldorfit dhe Mynihut.

Stuhitë e fuqishme kanë goditur vendet e veriut të Europës me erërat që arrijnë deri në 200 km/h.

Holandë – Deri tani numërohen 3 të vdekur dhe 1 i plagosur, të gjithë të goditur nga degët apo pemët e shkulura nga era. Përveç fluturimeve të pezulluara në aeroportin Schiphol, është ndaluar edhe lëvizja e trenave përgjatë hekurudhave kombëtare.

Belgjikë – Tërbimi i motit ka shkaktuar vdekjen e një gruaje e cila u zu nga një pemë teksa udhëtonte me makinë në juglindje të Brukselit. Të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur në Antverp, duke përfshirë një grua në gjendje kritike pasi u godit në kokë nga një objekt metalik. Qarkullimi i trenave të shpejtësisë së lartë është ndërprerë gjatë gjithë ditës. Përveç kësaj janë regjistruar 20 aksidente. Ka qenë i vështirë angazhimi i zjarrfikësve.

Gjermani – Dramatik ka qenë bilanci edhe në Gjermani, ku uragani “Friederike” ka vrarë të paktën 6 persona, duke përfshirë dy zjarrfikës të përfshirë në operacionet e shpëtimit. Rajoni më i prekur është ai i Vestfalisë veriore, ku janë regjistruar 3 viktima.

Britani e Madhe – Stuhia ka përfshirë gjithashtu Britaninë, ku janë goditur vende të lindjes me erën që ka tejkaluar 130 km/h. Në total pothuajse 50 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në disa komunitete të izoluara rurale.

France – Dëmtime për shkak të motit të keq ka pasur edhe në veri të Francës, ku të paktën 3 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike.

 

 

 

Next Post
Këngëtarja shqiptare zbulon sekretin: Së shpejti në rolin kryesor të ‘Fifty Shades of Grey’

Këngëtarja shqiptare zbulon sekretin: Së shpejti në rolin kryesor të ‘Fifty Shades of Grey’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In