• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stuhia e pazakontë, 25 mijë rrufe mbi Shqipëri

by A R
23/06/2018 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stuhia që zuri vend mesnatën e kaluar deri në orët e para të mëngjesit mbolli panik tek qytetarët jo vetëm për shkak të shiut të rrëmbyer por edhe vetëtimave të pafundme.

Ky edhe për ekspertët është një rast i veçantë edhe pse jo i vetmi kur zemërimi i natyrës ka arritur në këto nivele.

Të dhënat e mbledhura nga stacionet që monitorojnë vetëtimat informuan se Shqipëria nuk ka qenë e vetmja me intensitet të lartë godititjeje nga vetetimat në një hapësirë kaq të vogël gjeografike.

Të njëjtat stacione raportojnë se vendi yne dhe disa nga rrethinat e fqinjëve u goditën me të paktën 25 mijë vetëtima në harkun kohor të tetë orëve, raporton Monitor.

Që stuhitë që kanë përfshirë së fundmi Shqipërinë nuk janë aspak në normalitetin që ka klima jonë, kjo është pranuar edhe nga insitucionet kompetente të cilët i kanë klasifikuar këto dukuri si mini stuhi tropikale.

Kjo, më tepër për të dhënë idenë e intensitetit të lartë që kanë pasur rreshjet e shiut.

Sinoptikanët u shprehën të premten lidhur me mini stuhinë tropikale të pasdites se “60 minuta kanë mjaftuar për të regjistruar 62.6 mm shi, sasi e cila është sa norma e reshjeve mujore për qytetin e Tiranës (norma mujore 63 mm).

Intensiteti maksimal i reshjeve është vrojtuar në intervalin 14:30 – 14:50, kohë gjatë së cilës është vrojtuar maksimumi i aktivitetit dinamik të atmosferës duke diktuar lëvizje të fuqishme vertikale të ajrit dhe për pasojë stuhi breshëri me diametër nga 1.5 në 3 cm.

Po ashtu, ka patur një thyerje të thellë prej 10.2°C, të fushës termike ku në vetëm 1h, temperaturat janë ulur nga 28.9°C në 18.7°C”./a.m.

Next Post
Djali përplasi kokën, nëna monstër e la të vdesë dhe e hodhi në det

Djali përplasi kokën, nëna monstër e la të vdesë dhe e hodhi në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com