Ndërkohë që ju dëgjoni këtë fjali, në më pak se 10 sekonda, Apple ka arritur të fitojë rreth 17 mijë dollarë. Të tjerë gjigantë si Google, Microsoft apo Amazon arrijnë të gjenerojnë deri në 1 mijë dollarë për sekondë.
Aktorë nga ky treg tregojnë që nëse pandemia Covid-19 nuk do të kishte ndodhur, fitimet do të ishin nga 10 deri në 15 për qind më të ulta.
“Njerëzit kishin më shumë kohë të qëndronin përballë celularit apo kompjuterit duke bërë sa më shumë blerje online. Ato gjithashtu krijuan një lidhje më të fortë me pajisjet e tyre, duke zgjedhur të shkonin drejt Apple apo Microsoft”, tha Brian Nowak.
Apple gjendet në krye të listës si biznesi më fitimprurës në SHBA, duke gjeneruar rreth 152 miliardë dollarë në ditë, pra 1 752 dollarë për çdo sekondë.
Sipas përllogaritjeve të revistës Forbes, aktualisht në botë janë 365 miliarderë që kanë ngritur pasurinë e tyre falë teknologjisë, krahasuar me 241 para pandemisë.
g.kosovari