Shkencëtarët po paralajmërojnë për ndryshime drastike në një nga akullnajat më të mëdha në Antarktidë, brenda 10 viteve të ardhshme.
Sipas shkencëtarëve një pjesë e akullnjaës mund të shkëputet si “xhami i përparmë i një makine”.
Studiuesit amerikanë dhe britanikë janë aktualisht të angazhuar në një program intensiv studimi në Thëaites për shkak të shkallës së shkrirjes. Afësisht 50 miliardë ton akull po derdhen në oqean çdo vit.
“Do të ketë ndryshim dramatik në pjesën e përparme të akullnajës, ndoshta në më pak se një dekadë. Si studimet e publikuara ashtu edhe ato të pabotuara,” tha Prof Ted Scambos, koordinatori kryesor i SHBA për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Thëaites Glacier.
/b.h