• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi/ Ushtrimi fizik ju heq deri në 10 vite nga plakja mendore

by Java News
03/04/2016 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë e dimë që ushtrimet janë të mira për trupin dhe trurin, por kur është në pyetje që këtë ritëm ta ruajmë dhe praktikojmë rregullisht nuk është gjithmonë e lehtë.

Për ato ditët në të cilat nuk ndiheni sikur keni energjinë e duhur të ushtroni, ekzistojnë të dhëna shkencore të cilat mund të shfrytëzohen për ta motivuar vetveten: aktiviteti fizik mund të ngadalësojë plakjen e trurit deri në 10 vite. Këto të dhëna u publikuan në një hulumtim në revistën shkencore Neurology.

Në fakt ky hulumtim është njëri nga të parët i cili vërteton se sa i dobishëm është aktiviteti fizik për trurin. Hulumtuesit i intervistuan një grup prej 1,228 personash, të gjinive, racave dhe etnive të ndryshme të cilët jetojnë në Manhatan rreth shprehive të tyre për ushtrime. Ata po ashtu u përgjigjen në pyetje rreth aftësive njohëse (konjitive), duke përfshirë kujtesën, organizimin, arsyetimin, dhe shpejtësinë e të menduarit. Pas pesë vitesh, pothuajse gjysma e grupit fillestar, u testuan për parametrat e njëjtë.

Ata të cilët kishin raportuar sasi më të mëdha të aktivitetit të performuar fizik kishin rezultate më të mira në testet për vlerësimin e aftësive njohëse, gjë e cila është në linjë me disa studime më të hershme të realizuara në këtë fushë. Hulumtuesit pastaj gjetën se vlerat e tyre të shëndetit në përgjithësi, si tensioni i lartë i gjakut, sheqeri në gjak, apo edhe diabeti mund të ndikojnë negativisht në keqinterpretim të rezultateve të fituara, kështu ata u fokusuan vetëm tek individët të cilët nuk kishin paraqitur forma të tilla të problemeve dhe i krahasuan rezultatet e aftësive njohëse vetëm tek individët e shëndetshëm.

Ata gjeten trend të njëjtë i cili tregon se individët të cilët ushtrojnë rregullisht kishin prapë rezultate më të mira tek këto aftësi kundrejt atyre të cilët ushtronin më pak ose nuk ushtronin fare. Ata po ashtu gjeten se aktiviteti fizik ndikon pozitivisht edhe për parametrat e shpejtësisë së të menduarit për rikujtimin e ngjarjeve të cilat kishin ndodhur më herët. Në fund, autorët vërtetuan se individët të cilët ushtronin rregullisht parandalonin shkallën e plakjes së trurit të tyre deri në 10 vite. Express

Next Post

Historia e çuditshme në Angli/ Dy çifte ndërrojnë partnerët në seks, por pastaj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In