• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

STUDIMI/ Si të largojmë ankthin dhe depresionin

by
04/08/2015 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

STUDIMI/ Si të largojmë ankthin dhe depresionin

Tridhjetë minuta të meditimit të përditshëm do të kontribuojnë në zbutjen e simptomave të ankthit dhe depresionit, ka treguar analiza e rezultateve pothuajse të 50 hulumtimeve klinike.

“Shumë njerëz e praktikojnë meditimin, por ajo nuk konsiderohet terapi mjekësore,” thotë dr. Madhav Goyal, profesor i mjekësisë interne në Universitetin Johns Hopkins dhe autori kryesor i studimit të publikuar në periodikun “Journal of the American Medical Association” (JAMA). “Studimet tona krahasuese kanë treguar se me ndihmën e meditimit mund të zbuten simptomat e ankthit dhe depresionit në të njëjtën mënyrë siç veprojnë ilaçet kundër depresionit,” tha dr. Goyal, duke theksuar se bëhet fjalë për pacientët që vuajnë nga forma të rënda të depresionit apo ankthit.

Shkencëtarët studiuan ndryshimet në simptomat tek njerëzit që vuanin nga probleme të ndryshme shëndetësore, si pagjumësia ose fibromialgia – një sëmundje kjo kronike e karakterizuar nga dhimbje në muskuj, indet lidhëse, ligamentet, dhe lodhja dhe dhimbjet në pika të ndryshme në trup. Vetëm një numër i vogël i pacientëve të përfshirë në studim kishte vuajtur nga ndonjë sëmundje mendore.
Dr. Goyal dhe bashkëpunëtorët zbuluan se meditimi si një teknikë relaksimi e punës me mendjen apo forma e teknikës budiste që konsiston në fokusimin e vëmendjes në momentin aktual, ka treguar rezultate premtuese në punën me pacientët që vuajnë nga një formë e butë e depresionit apo ankthit.

Gjatë ciklit tetëjavor të meditimit – nga tridhjetë minuta në ditë, përgjithësisht është vërejtur një përmirësim në simptomat e dhimbjes, ankthit dhe depresionit. Shkencëtarët kanë gjetur pak prova për ndonjë përmirësim të përgjithshëm në nivelin e stresit dhe cilësisë së jetesës, por analiza e hulumtimeve klinike edhe gjatë gjashtë muajve të ardhshëm ka treguar se përfitimet nga meditimi janë të pakontestueshme.

Analizat janë bërë në 47 hulumtime klinike dhe në 3.515 pjesëmarrës të cilët kishin aplikuar teknika të ndryshme meditimi dhe të cilët kishin vuajtur nga depresioni, ankthi, pagjumësia, por edhe diabeti, sëmundjet e zemrës, kanceri, sëmundjet kronike dhe varësia nga ilaçet dhe droga.

Next Post

Këshillat/ Si të parandalojmë kancerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com