Paw Rescearch Centre ka zhvilluar një hulumtim, lidhur me përdorimin e pajisjeve elektronike, me një numër të madh të të rriturish në Shtetet e Bashkuara. Se 68 për qind e të rriturve kanë smart phone dhe se 45 për qind kanë nga një tablet, kjo nuk është ndonjë lajm i papritshëm.
Të pyetur nëse kanë konsola (PS4 ,XBox etj) për lojë, 40 për qind e të anketuarve kanë pranuar se e kanë një Playstation ose Xbox në shtëpi. Rreth 56 për qind e të anketuarve, prej 19 deri në 29-vjeçar, kanë pranuar se luajnë në baza ditore, por vetëm tetë për qind e atyre mbi 65-vjeçar i shfrytëzojnë lojërat elektronike.
Gjëja që bie më së shumti në sy nga ky hulumtim, është se femrat luajnë më shumë lojëra elektronike se meshkujt, megjithëse në intervale më të vogla kohore. Në fakt 42 për qind e femrave, kanë thënë se luajnë video lojëra, në krahasim me 37 meshkuj që e bëjnë një gjë të tillë.









