• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Studimi: Partitë politike shqiptare, struktura jodemokratike dhe  jotransparente

by Aalison Pearse Stevens
31/05/2016 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Studimeve Politike, i drejtuar nga politologu dhe publicisti Afrim Krasniqi, sapo ka nxjerrë studimin me titull “Mbi demokracinë e brendshme në partitë politike, mars-maj 2016”, i cili hedh një vështrim shterrues mbi situatën e brendshme të forcave tona politike, sa i takon problemeve të respektimit të rregullave statutore, zgjedhjeve të forumeve, transparencës në raport me opinionin publik etj.

Javanews.al po boton sot pjesën hyrëse të studimit, e cila do të pasohet më pas nga pjesët më interesante të studimit.

 

Problemet e demokracisë së brendshme në partitë politike shqiptare (DBP) janë e mbeten një tregues me rëndësi në cilësinë e demokracisë dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Gjatë vitit 2016 pari rikthim në ligjërimin politik e publik të debatit mbi DPB si dhe tërheqjen në të të një spektri të gjerë aktorësh publikë, përfshirë parti politike, media dhe grupime civile. Në mars 2016 Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e Fondacionit Fridrich Ebert mori nismën e realizimit të database mbi partitë politike, zgjedhjet dhe institucionet përfaqësuese në Shqipëri. Ai përbën rastin e parë të publikimit të dokumenteve kryesore të partive politike prej vitit 1990.

Database mbetet një arkiv dedikuar partive politike, medias, studentëve të shkencave politike, OJF-ve që veprojnë në këtë fushë, si dhe grupimeve e individëve të tjerë të interesuar mbi problematikat e organizimit dhe funksionimit të partive politike. Pjesë e projektit janë publikimi i dokumenteve themelore të partive politike, statuteve dhe programeve, zgjedhjeve dhe zhvillimeve të brendshme, rregulloreve dhe praktikave të financimit.

—————————–

Gjithashtu pjesë e projektit është monitorimi i vazhdueshëm i demokracisë së brendshme në partitë politikë në nivel kombëtar, si dhe dy raste studimore, monitorimi në degët lokale të Bashkisë Vlorë dhe Bashkisë Shkodër. Database www.politike.al reflekton edhe praktikat më të mira të DBP në vendet rajonale dhe evropiane, studimet profesionale mbi DBP, legjislacionin shqiptar dhe evropian mbi partitë politike, zgjedhjet dhe DBP, si dhe aspekte të veçanta të studimit të raportit dhe aktivitetit të partive politike.

Me ligjin mbi të drejtën e informimit (2014) çështja e transparencës publike është bërë kriter vlerësimi dhe standard minimal për çdo institucion publik dhe indirekt, edhe për partitë politike si organizata që kryejnë aktivitet ligjor publik dhe kanë funksionarë publikë. Vetë partitë janë promovuese dhe monitoruese aktive të këtij ligji, por brenda atyre, ato nuk kanë përmbushur as standardet minimale të zbatimit të tij. Partitë janë të mbyllura për publikun dhe refuzojnë transparencën dhe llogaridhënien publike.

Legjislacioni shqiptar mbi partitë politike është i paplotë dhe konfuz. Nga monitorimi i kryer nga ISP vetëm 12 nga 126 partitë politike të regjistruara në gjykatë kanë raportuar periodikisht ndryshmet që kërkohen nga ligji. Pjesa tjetër e partive e ka injoruar detyrimin ligjor, disa parti politike figurojnë ende aktive me drejtues të cilët as nuk jetojnë më. Fiktiviteti i partive politike pranohet edhe nga KQZ, organ i cili në raportin vjetor 2015 thekson se nga 118 parti politike të cilat duhet të auditoheshin, 71 parti politike nuk u arrit të kontaktoheshin nga ekspertët kontabël të kontraktuar nga Komisioni.

Referuar standardit minimal të informimit publik, pjesa më e madhe e këtyre partive nuk kanë faqe interneti, nuk kanë media dhe as burime të tjera publike informimi mbi programin, strukturat, aktivitetin dhe të dhënat e tyre. Partitë kryesore parlamentare: PS, PD, LSI, PDIU kanë faqe interneti, pjesërisht të përditësuar. Partitë e tjera në parlament PDK, PBDNJ, etj, kanë faqe in-aktive interneti, kurse partitë e mbetura, LZHK, PR, PAA, etj, nuk kanë adrese efektive në internet.

Aktiviteti kryesor i partive është adresuar në rrjetet sociale, të cilat krijojnë audiencë të gjerë, por nuk kanë vlerën e referimit, të arkivit të qëndrueshëm dhe të fakteve. Rrjetet sociale përdoren kryesisht për denigrimin e palës tjetër dhe fushata sensibilizimi, jo për rrjete konsultimi, komunikimi dhe shkëmbimi opinionesh mbi qëndrime të caktuara politike. Ato kanë kosto minimale, krijojnë headline në media, promovojnë liderit politikë, mbështeten nga grupet militante mbështetëse, por duke qenë virtuale dhe RAPORT MBI DEMOKRACINË E BRENDSHME NË PARTITË POLITIKE SHQIPTARE: MARS-MAJ 2016 Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) – pjesë e database www.politike.al 3 abuzive, nuk lënë “gjurmë” të qëndrimeve politike në memorien ndaj liderit ose partisë, ose vazhdimisht retushojnë lajmet në varësi nga interesat e ditës.

Në partitë kryesore (PS, PD, LSI) dominojnë njoftimet zyrtare mbi aktivitetet dhe deklarimet publike të kryetarit dhe stafit drejtues, por mungojnë përditësimet mbi zgjedhjet e brendshme partiake, të dhënat mbi strukturat drejtuese, mbi mbledhjet e kryesisë apo Asamblesë/Këshillit Kombëtar, si dhe mungojnë tërësisht mendimet kritike që shfaqen nga individ apo fraksione në parti, edhe kur këto të fundit janë headline në median e shkruar dhe vizive. Partitë po identifikohen gjithnjë e më shumë me emrin e liderit politik dhe ky tipar negativ, reflekton edhe natyrën disproporcionale midis lajmeve që prodhojnë partitë mbi kryetarin dhe lajmit mbi pjesën tjetër të partisë.

Në faqet zyrtare të secilës parti politike nuk gjenden asnjë nga aktet e miratuara zyrtare të kryesisë, udhëzimet e kryetarëve, raportet e monitorimit dhe analizës, dhe as aktet e propozuara për debat në anëtarësi, as draft-programe dhe draft-ide mbi të cilat mund të diskutojnë dhe japin mendime anëtarësia/strukturat vertikale. Arkivat partiake janë të mbyllura për publikun, ndaj edhe pamundësia për njohjen mbi aktet zyrtare pamundëson edhe monitorimin e ligjshmërisë dhe cilësisë në përgatitjen dhe jetësimin e tyre.

Në faqet e internetit të secilës parti mungon tërësisht informacioni historik i aktivitetit të tyre, të dhënat mbi zgjedhjet në vite apo mbi strukturat drejtuese, të dhënat për burimet e financimit apo për raportet me partnerët vendor e të huaj. Raportet e financimit dhe aktivitetit janë formale, por edhe pa mekanizma verifikimi. Partitë paraqiten shumë më të varfra sesa janë, dhe duke përfituar nga boshllëku ligjor, krijojnë sistem fiktiv raportimi vjetor.

Në faqet e internetit të PS, PD, LSI, etj, nuk ka publikime të aktualizuara të programeve politike, të statuteve, të rregulloreve dhe praktikave të tjera organizative, siç nuk ka raportime mbi numrin e anëtarësisë, adresarin e degëve në rrethe, adresa kontakti apo të dhëna të tjera që përbëjnë standardet minimale të ligjit për të drejtën e informimit publik. Mungesa e detyrimit ligjor për anëtarësi dhe e database mbi anëtarësinë, si dhe e mekanizmave që monitorojnë saktësinë e kësaj baze, shoqërohet me procese fiktive ose të kontestuara votimi në nivele lokale dhe qendrore të partive.

Në faqet e internetit të PS, PD, LSI, etj, nuk janë publikuar të dhënat bazë (status, program, zgjedhje, kryesi, rregullore, praktika pune dhe vendimmarrjeje) që lidhen me organizatat e tyre partnere, forumet rinore dhe forumet e grave. Nuk ka asnjë rast të vetëm kur një forum politik rinor apo gra/vajza të vetë- organizohet dhe të krijojë identitet publik, por në tërësi dominon praktika, sipas të cilës, organizatat partnere janë avokate besnike e kryetarit të partisë, dhe për pasojë, edhe të kontrolluara prej tij.

Vetëm PD ka publikuar listat e Këshillit Kombëtar. Partitë e tjera, përfshirë PS e LSI nuk kanë të dhëna publike mbi anëtarët e Asamblesë Kombëtare/Komitetit Drejtues. Nga verifikimi i listave rezulton se një numër zyrtarësh kanë mospërputhje të angazhimit politik me statusin e tyre ligjor si nëpunës civilë ose funksionarë publikë, siç rezulton edhe se tradicionalisht, partitë në opozitë kanë më pak shkelje në këtë drejtim edhe për shkak se zyrtarët e saj kryesisht janë të papunë ose në aktivitete joqeveritare

Në partitë shqiptare, ndryshe nga hierarkia statusore e miratuar në gjykatë, organizimi politik po ecën në drejtim të centralizimit vendimmarrës, kryesisht, përmes krijimit të strukturave paralele (kryesi dhe sekretariat, koordinatorë dhe të ngarkuar me punë, kryesi e vogël dhe kryesi e madhe, grup parlamentar dhe kryesi, etj) ose përdorimit të kuotave (kuotave gjinore dhe rinore) si mekanizëm kufizimi për kandidatët e karrierës që janë jashtë këtyre kuotave.

Asnjë parti politike nuk ka miratuar ende vendime të posaçme, të cilat, bazuar në dokumentet statusore, aplikohen në rastet kur personat arrestohen, dënohen, kryejnë vepra penale, shkelin kodet e etikës apo janë objekt i ligjit të de-kriminalizimit. Edhe në rastet e skandaleve publike (skandalet nga mediat, shkarkimet nga postet, arrestimet, ndalimet, dorëheqjet për shkak të skandalit, etj) të zyrtarëve që mbajnë funksione partiake, vetë partitë nuk kanë vepruar, nuk kanë hequr zyrtarisht mbështetjen politike dhe kështu, nuk kanë zbatuar përgjegjësitë statusore dhe as standardet e larta që ato kanë premtuar në debatin mbi dekriminalizimin.

Pjesë nga studimi, dërguar enkas për Javanews.al

Next Post

FOTO-VIDEO/ Ja shpella më e madhe në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

December 11, 2025
Me 85 vota pro, Kuvendi zgjedh Endrit Shabanin si Avokat të Popullit

Me 85 vota pro, Kuvendi zgjedh Endrit Shabanin si Avokat të Popullit

December 11, 2025
“Fundi politik i Berishës, foltorja e tij”/ Fatos Klosi: Nano iku vetë në 2005, u lodh nga pushteti!

“Për të vdekurin mirë ose hiç”, Berisha për Fatos Nanon: Nuk shkoi në burg prej meje!

December 11, 2025
“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

December 11, 2025
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Reforma zgjedhore, Balla: Numëruesit s’do të jenë më të partive. Të adresojmë financimin e partive dhe fushatave zgjedhore

December 11, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

“Gjest për të treguar…”, Zogaj mbron praninë e ambasadorëve në zgjedhjen e kreut të SPAK-ut

December 11, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

“Kam fjetur në zyrë, mbaja edhe armë në dorë”/ Berisha rrëfen momenti e vështirë në 1997

December 11, 2025
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Mbajtën peng për dy javë një shqiptar nga Kosova, arrestohen katër persona në Vlorë

December 11, 2025
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

Paralajmërimi i Alibeajt: S’ka më ditë të bardha për këtë klasë politike, do mbyllen në qeli

December 11, 2025
13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

“2.5 mln shqiptarë në uri kronike”, kur Berisha punoi si mjek në Peshkopi: Hasa sëmundjen e pelagrës!

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In