• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

STUDIMI/ Njihuni me sektorët e punës ku shqiptarët janë më “dembelë”

by Java News
28/03/2017 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punonjësit në hotele, bare–restorante, shërbim ushqimor nuk duket se e “justifikojnë” pagën e tyre, edhe pse ata mund të rezultojnë ndër më pak të paguarit. Nga matjet që ka bërë INSTAT për produktivitetin në punë në Shqipëri, ka gjetur se punonjësit në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor kanë produktivitetin më të ulët, të matur si raport i vlerës së shtuar me punësimin. Kjo konstatohet si te ndërmarrjet e mëdha, me më shumë se 250 punonjës, ashtu dhe te bizneset mikro, me 1 deri në 9 të punonjës.

Ndërsa më të papërtuar janë punonjësit e sektorit të ndërtimit, sidomos në bizneset e vogla dhe ata të nxjerrjes së naftës te sipërmarrjet e mëdha. Në sektorin e akomodimit dhe restoranteve për mikrondërmarrjet (1-9 punonjës) produktiviteti i matshëm për punonjës është 279 mijë lekë në vit. Bizneset e tregtisë rezultojnë më eficiente, me një nivel produktiviteti për të punësuar prej 564 mijë lekësh në vit.

Edhe tek sipërmarrjet e mëdha, sektori i akomodimit dhe restoranteve ka një produktivitet prej 553 mijë lekë në vit. Më eficiente në këtë sektor janë bizneset me 25-249 punonjës, me produktivitet prej 705 mijë lekësh në vit. Në fakt, produktiviteti i ulët në këtë sektor, më shumë se “dembelizëm” të punonjësve, reflekton vlerën e ulët të shtuar që ka akomodimi dhe restorantet, një biznes ky i preferuar për shumë shqiptarë. Një kërkim i mëparshëm i “Monitor” gjeti se shteti i dytë në botë pas Spanjës për numrin më të lartë të bar-kafeve për 100 mijë banorë. Teksa në vend kishte gjithsej 104 mijë biznese në fund të 2015-s, në mënyrë unike rreth 18% e totalit të bizneseve në Shqipëri janë bar-kafe dhe restorante.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT , numri i bar-kafeve në Shqipëri në fund të vitit 2015 ishte 13,612. Me një popullsi prej 2.88 milionë banorësh, Shqipëria ka 473 bar-kafe për 100 mijë banorë. Shteti i vetëm në botë që na e kalon është Spanja, i cili renditet si vendi me numrin më të lartë të bar-kafeve në botë, në raport me popullsinë.

Në Spanjë ka 270 mijë bar-kafe për 46 milionë banorë, apo 587 bar-kafe për 100 mijë banorë, shumë më i lartë se vendet e tjera, që në pjesën më të madhe kanë më pak se 200 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas statistikave globale.

Produktiviteti në ekonomi
Në tërësi, në ekonominë shqiptare, sipas INSTAT, produktiviteti i punës rezulton më i lartë në ndërmarrjet e mëdha me 250 edhe më shumë të punësuar, përkundrejt ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sipas aktiviteteve ekonomike, në NVM me 1-249 të punësuar, si dhe në ndërmarrjet e mëdha me 250+ të punësuar, produktiviteti më i lartë është te sektori i industrisë nxjerrëse. Ndërsa, produktiviteti më i ulët është te sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor.

Nga analiza e nënndarjeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për mikrondërmarrjet, sektori me produktivitetin më të lartë është sektori i ndërtimit, ndërsa sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka produktivitetin më të ulët. Për ndërmarrjet e vogla sektori me produktivitetin më të lartë është sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve, ndërsa sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka produktivitetin më të ulët. Për ndërmarrjet e mesme, sektori i industrisë nxjerrëse ka produktivitetin më të lartë, ndërsa sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve ka produktivitetin më të ulët.

ma.me

Next Post
2 ambiente sportive te ‘Vasil Shanto’, u vijnë në ndihmë 1300 nxënësve (GALERI)

2 ambiente sportive te 'Vasil Shanto', u vijnë në ndihmë 1300 nxënësve (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina kërkon garanci sigurie, 35 vende mblidhen sot në Paris për paqen

Ukraina kërkon garanci sigurie, 35 vende mblidhen sot në Paris për paqen

January 6, 2026
VIDEO / Shiu përmbyt rrugën në Durrës, qytetari gjen zgjidhjen e pazakontë

VIDEO / Shiu përmbyt rrugën në Durrës, qytetari gjen zgjidhjen e pazakontë

January 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Janar 2026

January 6, 2026
Hapet sot Lotaria Amerikane / Çfarë duhet të dini për aplikimin këtë vit

Lotaria amerikane në pauzë! Ja çfarë ndodh me intervistat dhe aplikimet në proces

January 6, 2026
Dëbora paralizon trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor në Amsterdam dhe Paris

Dëbora paralizon trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor në Amsterdam dhe Paris

January 6, 2026
Trump publikon listën: 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA me ndihmë sociale

Strategjia e re e Trump: Marrëveshje direkte me Groenlandën, duke anashkaluar Danimarkën

January 6, 2026
Çështja “Balluku”, PD këmbëngul të mblidhet Këshilli i Imunitetit: Nuk ka më asnjë alibi

Çështja “Balluku”, PD këmbëngul të mblidhet Këshilli i Imunitetit: Nuk ka më asnjë alibi

January 6, 2026
Situatë problematike në Durrës, përmbytet edhe kati i parë i burgut

Situatë problematike në Durrës, përmbytet edhe kati i parë i burgut

January 6, 2026
Ndryshimet demokratike janë të pamundshme me të njëjtën klasë politike…!

Një postim i detyruar, por jo dhe aq i dëshiruar….

January 6, 2026
Gaz, naftë dhe metale të rralla, pse Groenlanda është kthyer në një objektiv strategjik global

Gaz, naftë dhe metale të rralla, pse Groenlanda është kthyer në një objektiv strategjik global

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In