• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2 ambiente sportive te ‘Vasil Shanto’, u vijnë në ndihmë 1300 nxënësve (GALERI)

by A R
28/03/2017 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi sot dy fushat e reja të futbollit dhe të tenisit për nxënësit e shkollës “Vasil Shanto” dhe falenderoi ata që kontribuan për shtimin e ambienteve sportive në kryeqytet.

“I falenderoj shumë ata që kontribuan për këto mjedise, që nga Akademia Sociale e Futbollit, te shoqata ‘Miq për jetën’ dhe ‘Raiffeisen Bank’. Nëse komuniteti kontribuon që fëmijët të kenë jo vetëm shkolla më të mira, por edhe më shumë mjedise sportive, ku të shoqërizohen, atëherë do të kemi edhe një qytet më të mirë. Më vjen mirë që marsi ka qenë vërtet një pranverë për Tiranën”, tha Veliaj.

 Kreu i bashkisë theksoi se ndërtimi i këtyre ambienteve që do t’i shërbejnë edhe komunitetit të zonës, i shtohen këndeve të tjera sportive që ka ndërtuar Bashkia e Tiranës. “Ky është këndi i 12 sportiv që hapet brenda një viti në shkollat e Tiranës apo në hapësirat rekreative të qytetit. Do të kalojmë më shumë kohë me sport dhe aktivitete fizik, më pak kohë nëpër kafe, nëpër bingo e baste. Megjithatë, dua që t’i ftoj të gjithë qytetarët, që kush ka mundësi të kontribuojë”, tha ai.

 Duke e cilësuar marsin që një muaj shumë pozitiv për realizimin e punëve publike, Veliaj theksoi se është e rëndësishme që t’i kushtohet më shumë vëmendje përmirësimit të mjediseve në shërbim të komunitetit.

“Këtë muaj kemi mbjellë me mijëra pemë, duke filluar nga Liqeni i Farkës, te Liqeni Artificial, te Bulevardi i Ri, te sheshi “Skënderbej”. Nëse kalojmë më shumë kohë me gjëra konkrete për fëmijët, siç janë këndet e lodrave, këndet sportive apo mbjelljet e gjelbërimet, dhe më pak kohë me fjalë, me sherre e përçarje, qyteti ecën përpara. Jam i bindur se të gjitha investimet në infrastrukturë nuk vlejnë asgjë në qoftë se nuk kemi kulturë dhe besoj se ky investim është më i rëndësishëm, ndoshta edhe se infrastruktura, sepse krijon një kulturë te djemtë dhe vajzat e qytetit si të luajnë në ekip, si të mësojnë të fitojnë, por edhe të humbasin”, tha ai. /b.d

Next Post
Siguria Publike/ Mungojnë votat, PS shtyn votimin për rrëzimin e dekretit të Nishanit

Ruçi: PS i fiton zgjedhjet me apo pa LSI në koalicion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në rritje/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi!

Tensione në rritje/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi!

November 11, 2026
Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

November 11, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

November 11, 2026
“Janë çështje të brendshme”- Ambasadori i ri i Izraelit: Nuk ndërhyjmë në protestat në Shqipëri!

“Janë çështje të brendshme”- Ambasadori i ri i Izraelit: Nuk ndërhyjmë në protestat në Shqipëri!

November 11, 2026
“E lë mandatin për specat nëse…!” – Erion Braçe sfidon fermerët: Më shumë mbrojtje e mbështetje për prodhimin vendas!

“E lë mandatin për specat nëse…!” – Erion Braçe sfidon fermerët: Më shumë mbrojtje e mbështetje për prodhimin vendas!

November 11, 2026
108-vjetori i Forcave të Armatosura, Rama publikon pamjet: Respekt për ata që shërbyen, lavdi dëshmorëve

Buxheti i Mbrojtjes, ku do të investohet në ushtri? Nga sistemet anti-dron, tek anijet patrulluese, ja projektet që do të financohen

November 11, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

November 11, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha kërkon ndryshimin e sistemit elektoral: Duam proporcional kombëtar dhe lista të hapura!

Reforma Zgjedhore, Berisha kërkon ndryshimin e sistemit elektoral: Duam proporcional kombëtar dhe lista të hapura!

November 11, 2026
Kryediplomati Wang Yi: Kina dhe Franca duhet të forcojnë dialogun e të trajtojnë së bashku sfidat

Kryediplomati Wang Yi: Kina dhe Franca duhet të forcojnë dialogun e të trajtojnë së bashku sfidat

November 11, 2026
“Do ndërveprojë me institucionet”- Ligjërohet “Pasqyrë Albania”: Platformë kombëtare për transparencën dhe komunikimin me qytetarët!

“Do ndërveprojë me institucionet”- Ligjërohet “Pasqyrë Albania”: Platformë kombëtare për transparencën dhe komunikimin me qytetarët!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In