• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi: Në një shekull, burrat janë bërë dyfish më të gjatë e të rëndë se gratë

by B K
23/01/2025 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmasat e njerëzve janë rritur gjatë shekullit të kaluar falë shëndetit të mirë dhe ushqyerjes, por ky ndryshim nuk ka ndikuar njësoj te burrat dhe gratë.

Një studim i publikuar në Biology Letters ka treguar burrat janë bërë më të gjatë e të rëndë dyfish më shumë se gratë.

Shkencëtarët nga Italia, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar analizuan të dhënat e marra në vitin 2003 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për gjatësinë dhe peshëm e mbi 100 mijë njerëzve nga 69 shtete. Autorët e studimit përdorën edhe të dhëna nga Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI) që mat nivelet kombëtare të mirëqenies humane.

Çdo rritje me 0.2 në të përkonte me një rritje prej 1.68 centimetrash gjatësi te gratë dhe 4.03 te burrat. Pesha rritej me 2.70 kilogramë te gratë dhe 6.48 te meshkujt.

Trendi konfirmohet edhe nga të dhënat e Indeksit Gini të Bankës Botërore që mat nivelet kombëtare të pabarazisë së të ardhurave në 58 vende nga vitet 2000 deri në 2006.

Pabarazia më e lartë e të ardhurave lidhej me uljen e peshës dhe gjatësisë. Rritja e çdo njësie në Gini lidhej me uljen mesatare të gjatësisë me 0.14 centimetra te gratë dhe 0.31 centimetra te burrat ndërsa pesha përkatësisht me 0.13 dhe 0.39 kilogramë.

Edhe pse mund të mendohet që vendet më të zhvilluara mund të kenë popullsi me individë më të gjatë, ky s’është rasti. Duke parë të dhënat vetëm nga Mbretëria e Bashkuar përmes studimeve të periudhës 1905-1958, gjatësia e 49.180 grave e burrave të moshave 23-26 vjeç rritej me 0.25 centimetra çdo 5 vjet te gratë dhe 0.69 centimetra te burrat.

Ky ndryshim vjen për shkak të përzgjedhjes seksuale. Në të shkuarën, burrat më trupmëdhenj ishin më të fortë duke i bërë që të preferoheshin më shumë nga gratë dhe të trashëgonin gjenet.

Edhe sot, shumë gra kanë tendencën të pëlqejnë meshkujt e gjatë, ndërsa gjatësia e grave s’është aq e rëndësishme. Thënë thjesht, burrat nuk kanë tendencën të thonë “më pëlqejnë vetëm vajzat e gjata”.

Ndryshimi i gjatësisë mes individëve të së njëjtit seks ishte më i ulët në vendet me kushte më të mira jetese.

Burrat kanë nevojë për më shumë energji dhe muskuj, si dhe janë më aktivë nga ana metabolike. Ata janë më të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm, sëmundjeve dhe kur mjedisi përreth mbart stres, gjatësia e tyre ndikohet më shumë sesa e grave.

Për shkak se gjatësia e burrave është më e ndjeshme ndaj kushteve të jetesës sesa e grave, përfundimi është se ajo dhe ndryshimet në gjatësi midis gjinive “mund të jenë tregues biologjikë të dobishëm për të gjurmuar ndryshimet e popullsisë në shëndet”.

Studimi tregon se çdo tipar që është më i theksuar në një seks krahasuar me tjetrin mund të ndikohet nga një mjedis më sfidues.

Next Post
Zona e lirë ekonomike, nis punën faza e dytë/ Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes

Zona e lirë ekonomike, nis punën faza e dytë/ Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In