Studimi: Ja cilat janë mënyrat më të mira për të dalluar një gënjeshtar
Harrojeni gjuhën e trupit apo lëvizjet e syrit. Ka mënyra shumë më të mira për të identifikuar mashtruesit.
Nga David Robson, BBC
Skuadra e oficerëve të sigurisë të Thomas Ormerod u përballën me një detyrë në dukje të pamundur. Në aeroportet në të gjithë Evropën, atyre iu kërkua të intervistonin pasagjerë për planet e tyre të udhëtimeve. Ormerod kishte mbledhur një grusht njerëzish që vinin tek forcat e sigurisë me një histori të rreme, dhe një të ardhme të sajuar dhe ekipi i tij duhet të gjente se kush ishin ata. Në fakt, vetëm një në 1000 njerëz që ata do të intervistonin do t’i mashtronte ata. Identifikimi i një gënjeshtari duhet të ketë qenë po aq e vështirë sa gjetja e një gjilpëre në kashtë.
Pra, çfarë bënë ata? Një mundësi do të ishte përqendrimi në gjuhën e trupit apo lëvizjet e syrit. Do të kishte qenë një ide e keqe. Studime të shumta kanë zbuluar se përpjekjet – madje edhe nga oficerët e policisë të trajnuar – për të lexuar gënjeshtrat nga gjuha e trupit dhe shprehjet e fytyrës nuk janë efikase. Sipas një studimi, vetëm 50 nga të 20,000 njerëz arrijnë të bëjnë një gjykim të saktë me saktësi më shumë se 80%. Ndërsa shumica e njerëzve mund edhe vetëm të hedhin kokë apo pilë.
Skuadra e Ormerod u përpoq të bënte diçka të ndryshme – dhe arriti të identifikojë pasagjerët rreme në shumicën dërrmuese të rasteve. Sekreti i tyre? Të hidhte poshtë disa nga personat që me siguri nuk mashtronin dhe të fillonin përsëri me disa teknika të drejtpërdrejta.
Gjatë viteve të fundit, hulumtimi rreth mashtrimit ka qenë i rrënuar nga rezultatet zhgënjyese. Punë më të mëparshme ishte përqendruar në leximin e synimeve të gënjeshtarit nëpërmjet gjuhës së trupit ose nga fytyrën e tyre – skuqje faqesh, një të qeshur nervoze, sytë që lëvizin me shpejtësi. Shembulli më i njohur është kur Bill Clinton preku hundën e tij, kur ai mohoi çështjen e tij me Monica Lewinsky–n, që u mor në atë kohë si një shenjë e sigurt se ai po gënjente. Ideja, thotë Timothy Levine në Universitetin e Alabamas në Birmingham, ishte se akti i të gënjyerit provokon disa emocione të forta – nervat, ndjenja e fajit – që janë të vështira për t’u kontrolluar. Edhe në qoftë se ne mendojmë se kemi një fytyrë të ftohtë, ne ende mund të shfaqim emocione që na nxjerrin në shesh gënjeshtrën.
Sa më shumë psikologët përpiqeshin të kuptonin, aq më të vështirë e kishin. Problemi qëndron tek larmia e madhe e sjelljes njerëzore. Me familjaritet, ju mund të jeni në gjendje të dalloni kur dikush sillet ndryshe apo gënjejnë, por me tjerët ndoshta do ta keni më të vështirë. Nuk ekziston një fjalor universal i gjuhës së trupit. “Nuk ka shenja dalluese që gjithmonë të tregojnë mashtrim”, thotë Ormerod, i cili është i bazuar në Universitetin e Sussex-it. “Unë qesh nën hundë me nervozizëm, të tjerët bëhen më seriozë, disa të bëjnë kontakt me sy, disa e shmangin atë.” Levine pajtohet: ” Është shumë e qartë se nuk ka ndonjë sjellje të veçantë që e dallon të vërtetën dhe gënjeshtra,” thotë ai.
Pavarësisht këtyre rezultateve, siguria jonë shpesh ende varet nga ekzistenca e këtyre sugjerimeve mitike. Në mënyrë tipike, thotë Ormerod, oficerët do të përdorin një pyetësor “po / jo” në lidhje me qëllimet e pasagjerëve, dhe ata janë të trajnuar për të vëzhguar “shenja të dyshimta” (të tilla si gjuha nervore e trupit) që mund t;i tradhtojnë njerëzit. “Ata nuk para dëgjojnë atë që thonë ata, por vëzhgojnë ndryshimin e sjelljes”, thotë ai. Protokollet ekzistuese janë gjithashtu të prirur për paragjykime. Ormerod: “ Oficerët kishin më shumë gjasa të gjenin shenja të dyshimta në grupe të caktuara etnike. “Metoda e tanishme ndalon zbulimin e mashtrimit”, thotë ai.
Në mënyrë të qartë, një metodë e re është e nevojshme. Por, duke pasur parasysh disa nga rezultatet e pavërteta nga laboratori, çfarë mënyre tjetër duhet të ketë? Përgjigja e Ormerod ishte e thjeshtë: zhvendose fokusin larg nga sjelljet delikate tek fjalët që njerëzit në të vërtetë janë duke thënë.
Ormerod dhe kolegu i tij Coral Dando në Universitetin e Wolverhampton identifikuan një sërë parimesh bisedore që duhet të rrisin shanset tuaja për zbulimin e mashtrimit:
-Përdorni pyetje të hapura. Kjo detyron gënjeshtarin të zgjerojë përrallën e tij derisa të bjerë në kurthin e tyre të mashtrimit.
-Vër në punë elementin surprizues. Hetuesit duhet të përpiqen ta njohin më mirë personin dhe t’i bëjnë pyetje surprizë e konfuzojnë atë, derisa ta kenë të vështirë për të mbajtur të ftohta shprehitë e fytyrës
-Shikoni për detaje të vogla, të verifikueshme. Nëse një pasagjer thotë se studion në Universitetin e Oksfordit, kërkojuni t’ju flasin për rrugën e tyre për në punë apo shkollë. Nëse ju do të gjeni një kontradiktë, është mirë të mos e lini të nxjerrë nga goja më shumë gënjeshtra.
-Vëzhgoni ndryshimet në vetëbesim. Shikoni me kujdes mënyrën si ndryshon stil në të folur një gënjeshtar kur ndjehen të sfiduar. Një gënjeshtar mund të flasë me shumë vetëbesim për gënjeshtrat e tij, por zona e tyre e rehatisë është e kufizuar dhe ata mund ta shfaqin fare mirë kur janë duke humbur kontrollin.
Qëllimi është një bisedë rastësore më tepër se sa një pyetësor intensiv. Nën presion të butë, gënjeshtari nuk do ta ketë të vështirë të formulojë historinë e tij, por në se shtohet presioni do të jetë i paqartë në përgjigjet e tij.
Ormerod: “Një mik më tha se ti je duke u përpjekur të zbulosh artin e bisedës”. Por rezultatet flasin vetë. Ekipi përgatiti një pjesë të vogël të udhëtarëve të rremë, me bileta dhe dokumentet reale të udhëtimit. Atyre iu la në dispozicion një javë për të përgatitur historinë e tyre, dhe iu kërkua më pas të bashkoheshin me pasagjerët e tjerë në aeroportet e të gjithë Evropës. Teknikat e përdorura nga oficerët e trajnuar tek Ormerod dhe Dando kishin 20 herë më shumë gjasa për të zbuluar pasagjerët e rremë se sa njerëzit që përdornin teknikën e gjetjes së shenjave të dyshimta.
“Është me të vërtetë mbresëlënëse,” thotë Levine, i cili nuk ishte i përfshirë në këtë studim. Ai mendon se kjo teknikë duhet përdorur me njerëz realë nëpër aeroporte. “Është studimi më realist që ekziston”.
Arti i bindjes
Eksperimentet e Levine e kanë provuar efektivitetin e tyre. Si Ormerod, ai beson se intervistat e zgjuara të dizajnuara për të zbuluar vrima në historinë e një gënjeshtari janë shumë më mira se sa përpjekja për të identifikuar shenjat e gjuhës se trupit. Kohët e fundit ai organizoi një lojë, në të cilën merrnin pjesë nxënës të ndarë në çifte për një çmim prej 5 dollarësh për çdo përgjigje të saktë që do jepnin. Pa e ditur nxënësit, partnerët e tyre ishin aktorë, dhe kur drejtuesi i lojës largohej përkohësisht nga dhoma, aktori do t’u sugjeronte nxënësve që të shkonin të shihnin me vrap përgjigjet, pra të bënin hile në lojë. Një pjesë të madhe të nxënësve u pëlqeu ideja. Më pas të gjithë nxënësit u morën në pyetje nga agjentë të vërtetë federalë për të kuptuar nëse kishin bërë hile apo jo. Duke bërë pyetje taktike për të hetuar historitë e tyre, pa u fokusuar në gjuhën e trupit, ata arritën të gjenin gënjeshtarët me 90% saktësi, një nga ekspertët ishte korrekt në 100% të rasteve në 33 intervista të bëra.
Në të vërtetë, shpesh hetuesit i bindin gënjeshtarët të pranonin haptazi hilen e tyre. “Ekspertët ishin mjeshtra në këtë punë,” thotë Levine. Sekreti i tyre ishte një mashtrim i thjeshtë i njohur vetëm nga mjeshtrat e artit të bindjes. Ata e hapnin bisedën duke i pyetur nxënësit se sa të ndershëm ata ishin. “Njerëzit duan të mendojnë të jenë të ndershëm, dhe kjo i shtyn ato të jenë bashkëpunues,” thotë Levine. “Edhe njerëzit që nuk ishin të ndershëm hasnin vështirësi të pranonin se po bashkëpunonin.
Në mënyrë të qartë, truke te tilla janë përdorur nga disa nga detektivët më ekspertë – por ata na treguan se sa më e fuqishme është arti i bindjes në krahasim me studimin e gjuhës së trupit. Pavarësisht nga sukseset e tyre, Ormerod dhe Levine janë të dy të etur për të gjetur mënyrat nga më të ndryshme për gjetjen e gënjeshtarëve pasi thonë se do të përballen me situata të ndryshme.
Edhe pse teknika kryesisht do të ndihmojë në zbatimin e ligjit, të njëjtat parime mund vetëm të ju ndihmojë të gjej nga gënjeshtarët në jetën tuaj. “Unë bëj atë me fëmijët gjatë gjithë kohës”, thotë Ormerod. Gjëja kryesore është të jemi mendje hapur dhe mos arrijmë në konkluzione të parakohshme, vetëm se dikush duket nervoz, ose lufton për të kujtuar një detaj të rëndësishëm. Kjo nuk do të thotë se ata janë fajtorë. Në vend të kësaj, ju duhet të kërkoni për më shumë mospërputhje të përgjithshme të atyre çka thuhen me ato që ndodhin./A.S