• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Studimi i IFC: Marrëveshja e klimës në Paris mundësoi 23 trilionë dollarë investime inteligjente

by A R
07/11/2016 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim i publikuar sot nga IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, tregon që marrëveshja historike globale për ndryshimet klimatike e miratuar vitin e kaluar në Paris, ka ndihmuar në mundësimin e hapjes së pothuajse 23 trilionë US$  investime inteligjente klimatike në tregjet në zhvillim deri në vitin 2030.

Nga momenti kur Marrëveshja e Parisit u miratua në Dhjetor 2015, një numër total prej 189 vende kanë dorëzuar plane kombëtare që kanë si synim rritje të rëndësishme të zgjidhjeve klimatike — duke përfshirë energjinë e rinovueshme, qytetet me shkarkim të ulët karboni, efiçencën e energjisë, menaxhimin e qendrueshëm të pyjeve, dhe bujqësinë inteligjente ndaj klimës. Këto plane ofrojnë një udhërrëfyes të qartë për investimet që do të kenë si synim infrastrukturën që i reziston klimës dhe do të kompensojnë për kostot fillestare të larta, përmes përfitimeve në efiçencë dhe kursime në lëndë djegëse.

Studimi i IFC-së, bazuar në angazhimet kombëtare për ndryshimin e klimës dhe politikat në themel të 21 ekonomive të tregjeve në zhvillim, identifikon sektorët në secilin rajon ku potenciali për investime është më i larti. Kjo përfshin ndërtesat e gjelbra në Azinë Lindore dhe Paqësor—ku Kina, Indonezia, Filipinet dhe Vietnami shfaqin një potencial prej 16 trilionë US$ për investime inteligjente nga ana klimatike. Amerika Latine dhe Karaibet ofrojnë mundësinë tjetër më të madhe — veçanërisht në transportin e qendrueshëm, ku potenciali për investim në Argjentinë, Brazil, Kolumbi dhe Meksikë është rreth 2.6 trilionë US$. Mundësitë në Azinë e Jugut janë kryesisht në infrastrukturë rezistente ndaj klimës, ku 2.5 trilionë US$ mundësi ekzistojnë në Indi dhe Bangladesh.

“Nuk ka pasur një moment më të mirë se momenti i tanishëm për investime inteligjente nga ana klimatike,” tha Philippe Le Houérou, Zëvendës President Ekzekutiv dhe Drejtor i Përgjithshëm i IFC. “Kjo pasqyron uljen e jashtëzakonshme në çmimin e teknologjive të pastra dhe ngritjen e politikave inteligjente të cilat po i nxisin bizneset të investojnë. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të vendosen synime ambicioze — të cilat janë arsyeja se përse IFC-ja është angazhuar të rrisë investimet tona në klimë në 28 për qind të angazhimeve vjetore deri në 2020 dhe të mobilizojë një shumë tjetër prej 13 miliardë US$ përmes investitorëve të tjerë.

Afrika Sub-Sahariane përfaqëson një mundësi prej 783 milionë US$ — veçanërisht për energjinë e pastër në Bregun e Fildishtë, Kenia, Nigeri dhe Afrikën e Jugut. Në Evropën Lindore, tregjet më të mëdha — Rusia, Serbia, Turqia dhe Ukraina — paraqesin një potencial të kombinuar për investim prej 665 miliardë US$, kryesisht në efiçencën e energjisë dhe ndërtesa të reja të gjelbra. Në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, potenciali total i investimeve klimatike për Egjiptin, Jordaninë dhe Marokun përllogaritet në 265 miliardë US$, më shumë se një e treta e të cilës është për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Ndërsa 55 për qind (146 miliardë US$) është për ndërtesa, transport dhe zgjidhje për mbetjet të cilat janë inteligjente nga ana klimatike.

Një gjetje tjetër e raportit është që veprimet qeveritare do të kenë rëndësi kritike për të çliruar plotësisht potencialin e investimeve. Ai rekomandon që qeveritë të integrojnë angazhimet kombëtare klimatike në strategjitë e tyre të zhvillimit dhe proceset buxhetore, të forcojnë klimën e investimeve për industritë inteligjente ndaj klimës, dhe të caktojnë në mënyrë strategjike fondet publike për të mobilizuar kapitalin privat — për shembull, duke ulur riskun dhe duke ofruar mbështetje për projektet.

Rreth IFC

IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, është institucioni më i madh global i zhvillimit i fokusuar në sektorin privat në tregjet në zhvillim. Duke punuar me 2.000 biznese në gjithë botën, ne përdorim përvojën tonë prej gjashtë dhjetëvjeçarësh për të krijuar mundësi aty ku ato nevojiten më shumë. Në vitin financiar 2016, investimet tona afat-gjata në vendet në zhvillim shkuan në pothuajse 19 miliardë US$, duke shfrytëzuar kapitalin, përvojën dhe ndikimin tonë për të ndihmuar sektorin privat të eliminojë varfërinë dhe të nxisë prosperitetin e përbashkët. Për më shumë informacion vizitoni www.ifc.org.

/a.m.

Next Post
Hetimi për kreun e ILDKP, LLalla presion institucionit që do të hetojë pasurinë e prokurorëve?

Hetimi për kreun e ILDKP, LLalla presion institucionit që do të hetojë pasurinë e prokurorëve?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Kreu i NATO-s, Rutte: Sulmi në trenin e Ukrainës tregon se sa i dëshpëruar është Putin!

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Ngërçi i pagave të magjistratëve, Rama reagon sërish: Askush s’e zëvendëson dot Parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot Legjislativin! Po sikur…

September 14, 2026
“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet, Kushtetuesja kaloi kompetencat

“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet, Kushtetuesja kaloi kompetencat

September 14, 2026
Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunë fizike e psikologjike, “The Guardian”: Probleme shëndetësore, njëri prej tyre…

Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunë fizike e psikologjike, “The Guardian”: Probleme shëndetësore, njëri prej tyre…

September 14, 2026
“Çmenduri” dhe panik në avionin e “American Airlines”, pasagjerja zhvishet dhe provokon udhëtarët me veprime të pahijshme!

“Çmenduri” dhe panik në avionin e “American Airlines”, pasagjerja zhvishet dhe provokon udhëtarët me veprime të pahijshme!

September 14, 2026
Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të ishte quajtur i rregullt!

Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të ishte quajtur i rregullt!

September 14, 2026
“Gati për mision”- Trajnim dhe stërvitje e përbashkët e forcat shqiptare dhe amerikane! Aktivitet në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën Tokësore

“Gati për mision”- Trajnim dhe stërvitje e përbashkët e forcat shqiptare dhe amerikane! Aktivitet në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën Tokësore

September 14, 2026
Kriza gjeopolitike, kryeministrja e Danimarkës: Shpresojmë për një rrugë paqësore me SHBA-të për Arktikun dhe Groenlandën!

Kriza gjeopolitike, kryeministrja e Danimarkës: Shpresojmë për një rrugë paqësore me SHBA-të për Arktikun dhe Groenlandën!

September 14, 2026
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator, Policia e Kosovës njofton marrjen e masave, kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe…

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator, Policia e Kosovës njofton marrjen e masave, kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe…

September 14, 2026
Nga “Spider-Man” tek “Odyssey”, Tom Holland bëhet aktori me fitimet më të larta në histori! Kalon dhe Scarlett Johansson

Nga “Spider-Man” tek “Odyssey”, Tom Holland bëhet aktori me fitimet më të larta në histori! Kalon dhe Scarlett Johansson

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com