• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi i fundit: Ja pse shkaktohet sëmundja e Alzheimerit!

by Java News
11/12/2021 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sëmundja e Alzheimerit, është forma më e zakonshme e demencës, dhe diagnozat me këtësëmundje vazhdojnë që të shtohen nga viti në vit. Kërkimet e reja, mund të kenë zbuluar më në fund katalizatorin e vërtetë të kësaj gjendjeje shkatërruese të shëndetit të njeriut.

Shumica e shkencëtarëve, bien dakord se Alzheimer zhvillohet për shkak të grumbullimit jonormal të pllakave amiloide në tru. Megjithatë, sipas studiuesve nga Universiteti i Kalifornisë-Riversajd (UCR), nuk është vetëm prania e asaj pllake që e shkakton Alzheimerin, por edhe ngadalësimi i aftësisë së qelizave për t’u pastruar.

Përveç simptomave të demencës, mjekët diagnostikojnë praninë e Alzheimerit vetëm nëse marrin parasysh 2 zhvillime të dallueshme të trurit:praninë e pllakave amiloide, dhe tënjë “lëmshi” neurofibrilar. Pllakat janë në fakt një grumbullim i peptideve amiloide, ndërsa “lëmshi” përbëhet thuajse tërësisht nga një proteinë e njohur si tau.

“Afro 20 për qind e njerëzve kanë pllaka amiloide, por s’kanë shenja të demencës. Kjo e bën të duket sikur shkaku i sëmundjes nuk janë pllakat në vetvete”– thotë profesori i kimisë në UCR, Rajan Xhulian. Ekipi i studiuesve, shqyrtoi intensivisht proteinën tau, me shpresën se do të kuptonte më mirë marrëdhënien midis pllakave dhe “lëmshit” neurofibrilar.

Ky proces çoi në zbulimin e një “ndryshimi kyç, por shumë të vështirë për t’u zbuluar në formën e proteinës tau”, gjë që mund të shpjegojë arsyen, pse disa njerëz me një akumulim të proteinave tau, zhvillojnë simptomat e Alzheimerit, ndërsa të tjerët jo.

Pjesa më e madhe e studimit u fokusua tek format e ndryshme që mund të marrë një molekulë e vetme, të njohura si izomere. “Një izomer është e njëjta molekulë me një orientim tredimensional të ndryshëm nga origjinali. Një shembull i zakonshëm janë duart. Duart janë izomerë të njëra-tjetrës, pasqyrojnë imazhe, por jo kopje të sakta”- thotë Xhulian.

Aminoacidet që përbëjnë një proteinë, mund të jenë izomerë të dorës së djathtë ose të majtë. Në shumicën e rasteve, proteinat që gjenden tek qeniet e gjalla, përbëhen nga të gjitha aminoacidet e dorës së majtë. Pra, autorët e studimit skanuan të gjitha proteinat brenda një kampioni mostrash të trurit.

Mostrat që treguan grumbullim të proteinës tau, por pa simptoma të demencës, shfaqën tau“normale”. Anasjelltas, mostrat e mbledhura nga njerëz me grumbullim të tyre por edhe me simptomat përkatëse, treguan një formë të ndryshme të tau–t.

Shumica e proteinave që ndodhen në trupin e njeriut, kanë një gjysmë jetë prej 48 orësh. Megjithatë, nëse një proteinë jeton mjaftueshëm, aminoacide të caktuara dihet se ndryshojnë në izomerin e dorës tjetër.

“Nëse përpiqeni të vendosni dorezën e dorës së djathtë në dorën tuaj të majtë, ajo nuk rri shumë mirë. I njëjti problem ekziston në biologji. Pas një fare kohe molekulat nuk funksionojnë ashtu siç supozohet, pasi një dorezë e majtë mund të shndërrohet në një dorezë të dorës së djathtë që nuk përshtatet”– shton profesor Xhulian.

Procesi zhdukjes së proteinave të përdorura apo të dëmtuara nga qelizat quhet autofagi. Shkencëtarët kanë zbuluar se autofagia, ka tendencën të ngadalësohet natyrshëm me ardhjen e pleqërisë, por ekipi i Xhulian ka planifikuar që ta hulumtojë më thellësisht këtë çështje.

Në përgjithësi, studimi ofron një argument bindës se proceset e pamjaftueshme të autofagisë,mund të jenë fajtorë për sëmundjen e Alzheimerit.

Nëse konfirmohet, kjo do të thotë se strategjitë që promovojnë një autofagi më të fortë, do të ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e demencës. Si agjërimi ashtu edhe stërvitja fizike,duket se ndihmojnë në rritjen e autofagisë.

Next Post
Foltorja e Berishës/ Topalli: Bashës i ka ikur ushtria e tij, tani është rikthyer baza!

Ironia e Jozefina Topallit për mbledhjen e Kryesisë së PD: Mos iu ardhshim për të keq!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com