Studimi i “Current Biology”: Jemi të programuar për të qenë dembelë
Sipas një studimi të revistës “Current Biology”, qeniet njerëzore janë të programuar për të qenë dembelë nga natyra. Trupi i njeriut, thotë studimi, është i programuar për të kursyer në çdo rrethanë energjinë që disponon, prandaj edhe shtyhet për të qenë pasiv vetvetiu, për të mos reaguar. “Nëse harxhoni orë të tëra në palestër duke u munduar të digjni kalori, ta dini se trupi juaj është duke punuar kundër jush”, thotë studimi.
Eksperimenti i studiuesve nga Vankuveri thonë se trupi reagon instiktivisht kur përpiqemi të gjejmë rrugën më të shkurtër për të shkuar diku, ose kur ulemi menjëherë, sapo shohim një karrige pranë. Sipas tyre trupi i njeriut e shtyn rregullisht trurin që të mos veprojë, por që të konservojë energjinë që ka.










