• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Studimi i bregdetit shqiptar, ja 10 zonat ku nuk duhet të bëni plazh

by
10/06/2015 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse keni vendosur që të pushoni në bregdetin shqiptar, atëherë duhet të tregoni kujdes për plazhet në të cilat do të laheni. Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Mjedisit që ka monitoruar cilësinë e ujërave në të cilat lahen shqiptarët, më të pastrit, pa ngarkesë mikrobiale janë 6 plazhe, plazhi i Velipojës, Shëngjinit, Ksamilit, Himarës, Qeparoit dhe Borshit.

Në ujërat e këtyre plazheve mund të laheni pa pasur frikë se mund të merrni ndonjë infeksion, pasi nga monitorimi më i fundit që është bërë gjatë muajit maj 2015, kanë rezultuar pa ndotje bakteriale. Të gjitha pikat e monitorimit në këto 6 plazhe kanë rezultuar të kategorisë A, pra kanë një cilësi shumë të mirë të indikatorëve. Ndërkohë që nga monitorimi rezulton se janë 10 pika të nxehta ku nuk duhet të laheni, pasi analizat bakteriologjike kanë dalë me ndotje shumë të lartë. Dy nga indikatorët më të rëndësishëm të cilësisë së ujërave detare, të cilët lidhen me mikroorganizma të ndotjes fekale janë: FC (Eshterica coli) dhe IE (Enterococu Intestinal) këto indikatorë janë të përqendruar në 10 stacione monitorimi, të cilat janë të shpërndara kryesisht në plazhin e Durrësit dhe të Kavajës, por ka edhe tri zona të tejndotura në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë. Treguesit e FC (Eshterica coli)në disa nga këto plazhe të ndotura e kanë vlerën 442, kur norma është 100. Ndërsa të dhënat për IE (Enterococu Intestinal) vlera maksimale që arrin në një zonë të ndotur në plazhin e Durrësit është 756, ndërkohë që norma duhet të jetë jo më shumë se 185.

Gazetarja Ermelinda Hoxhaj e “Gazetës Shqiptare” sjell materialin e listuar mëposhtë.

Plazhet Velipojë-Shëngjin
Plazhi i Velipojës, sipas analizave mikrobiologjike të kryera për serinë e parë të monitorimit ka rezultuar i pastër në të gjitha pikat e monitorimit. Përmirësime të dukshme në sistemin e largimit të shkarkimeve urbane janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen edhe në plazhin e Shëngjinit, ku shkarkimet urbane mblidhen në sistemin e kolektorit kryesor për t’u derdhur në impiantin e trajtimit të ujërave urbane të Lezhës. Duke sjellë kështu që ky plazh të renditet në plazhet e kategorisë A, me “Cilësi shumë të mirë të ujërave”.

Plazhi i Durrësit
Në total plazhi i Durrësit ka 21 pika të monitoruara dhe vetëm 5 pika problematike. Në krahasim me vitin 2014, ndihet një përmirësim i dukshëm në cilësinë e ujërave, pasi në vitin e shkuar ishin problem 10 pika, ku problematike ishin Shkëmbi i Kavajës dhe Përroi i Agait, pika të cilat nuk janë më të ndotura.

Por tashmë në zonat problematike të Durrësit janë plazhi i Zhiron, zona te kampet e pushimit të Ministrisë së Rendit dhe tri zona të tjera, që njihen me emrat e hoteleve.

Plazhi i Kavajës
Edhe plazhi i Kavajës këtë vit ka rezultuar se ka përmirësime të dukshme në sistemin e largimit të shkarkimeve urbane të lëngëta dhe në infrastrukturë, por në këtë plazh ende nuk janë mbaruar të gjitha lidhjet, sidomos ato dytësore dhe terciare. Nga analizat mikrobiologjike për serinë e parë para fillimit të sezonit turistik, rezulton se nga 10 pika monitorimi, vetëm 3 prej tyre janë me ngarkesë mikrobiologjike të lartë, një prej tyre është dhe ish-fusha e Sportit.

Plazhi i Sarandës
Përmirësime në largimin e ujërave urbane janë bërë edhe në qytetin e Sarandës, ku impianti i trajtimit të ujërave urbane është vënë në funksion, ç’ka u vërtetua edhe nga analizat mikrobiologjike të ujërave të marra në pikën e monitorimit në Kanalin e Çukës, ku ndotja mikrobiologjike rezultoi shumë herë më e ulët se një vit më parë. Megjithatë, në këtë plazh ka akoma shkarkime të subjekteve, që derdhen direkt në det duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ujërave te pika e monitorimit te plazhi i ri, e cila është një ndër 10 pikat më të ndotura.

Plazhi i Ksamilit, Qeparo
Në Ksamil, cilësia e ujërave të detit, para fillimit të sezonit të larjes vazhdon të mbetet shumë e mirë. Plazhet e tjera të monitoruara para fillimit të sezonit turistik si Qeparoi, Broshi dhe Himara rezultojnë të pastra, sipas analizave mikrobiologjike. Qeparoi këtë vit në krahasim me vjet ka një rritje të dukshme, pasi të gjitha shkarkimet urbane të banesave që shtrihen përgjatë vijës bregdetare në pjesën e sipërme të saj ishin futur në sistem kanalizimesh. Këto plazhe janë të kategorisë A “Cilësi e Shkëlqyer e Ujërave”.

Plazhi i Vlorës
Në plazhin e Vlorës vazhdon të ketë shkarkime të ujërave urbane, në zonën te Shkolla e Marinës, e cila vërtetohet edhe nga rezultatet mikrobiologjike të ujërave në këtë pikë, ku si në vitet e mëparshme, ndotja vazhdon të mbetet shumë e lartë. Gjithashtu, impianti i trajtimit të ujërave urbane vazhdon të mos funksionojë. Plazhet e tjera të monitoruara rezultojnë të pastra.

Next Post

Basha shpallet qytetar nderi i Mitrovicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com