• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Studimi: Fëmijët në Europë janë më të dobët fizikisht se fëmijët në 6 dekadat e fundit –

by Java News
01/08/2026 18:53
Studimi: Fëmijët në Europë janë më të dobët fizikisht se fëmijët në 6 dekadat e fundit -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Fëmijët dhe adoleshentët europianë janë në formën më të dobët fizike të pothuajse 60 viteve të fundit. Ky është përfundimi i një studimi të ri, i cili paralajmëron se përkeqësimi i gjendjes fizike mund të ketë pasoja afatgjata për shëndetin e tyre.

Studimi, i kryer nga Universiteti i Zaragozës dhe i publikuar në revistën Sports Medicine-Open, analizoi ndryshimet në treguesit kryesorë të shëndetit fizik: forcën muskulore, fleksibilitetin, përbërjen trupore dhe aftësinë kardiorespiratore të 417 mijë e 362 fëmijëve dhe adoleshentëve, të moshës 6 deri në 16 vjeç, nga 20 vende europiane, për periudhën 1965-2023.

Rezultatet tregojnë se forca muskulore e pjesës së sipërme të trupit është në rënie që prej viteve ’70, ndërsa forca e këmbëve ka ardhur duke u ulur që pas viteve ’80.

Rënia më e theksuar është regjistruar te fleksibiliteti, i cili është përkeqësuar vazhdimisht, sidomos pas vitit 2000. Studiuesit evidentojnë gjithashtu rritje të yndyrës trupore te fëmijët. Për sa i përket aftësisë kardiorespiratore, aftësisë së zemrës, mushkërive dhe enëve të gjakut për të furnizuar në mënyrë efikase muskujt me oksigjen gjatë aktivitetit fizik të zgjatur, autorët vërejnë se, pas një rënieje afatgjatë, të dhënat më të fundit sugjerojnë se situata është stabilizuar mes viteve 2015 dhe 2023. Megjithatë, ata theksojnë se nivelet aktuale mbeten më të ulëta se ato të dekadave të mëparshme.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, fëmijët duhet të kryejnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik çdo ditë, por më shumë se 75% e adoleshentëve europianë nuk e përmbushin këtë rekomandim. Në nivel global, OBSH vlerëson se mungesa e aktivitetit fizik është përgjegjëse për: rreth 6% të barrës së sëmundjeve nga sëmundjet koronare të zemrës; 7% të rasteve me diabet të tipit 2; 10% të rasteve të kancerit të gjirit dhe 10% të rasteve të kancerit të zorrës së trashë. Ekspertët theksojnë se aktiviteti fizik në fëmijëri është vendimtar për shëndetin e zemrës, uljen e rrezikut për diabet dhe sëmundje të tjera kronike në moshë madhore, ndaj kërkojnë më shumë investime në nxitjen e lëvizjes dhe sportit që në moshë të hershme.

Next Post
Katy Perry nuk vjen vetëm në Sunny Hill, e shoqëron ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau

Katy Perry nuk vjen vetëm në Sunny Hill, e shoqëron ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com