• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Studentja nga Tirana rrëfen si ngacmohej që 11-vjeçe: Ishte shok i babit…

by A R
13/07/2020 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë 24-vjeçare ka dërguar në pranga një 61-vjeçar, i cili sipas kallëzimit të mbajtur shënim në policinë e kryeqytetit e përndjek që fëmijë dhe prej 11 vitesh ai i është qepur këmba-këmbës.

“Në moshën 13 vjeç D.D., më ngacmoi seksualisht. Ai ka blerë tokë në Vishnjë dhe do ndërtonte aty. Babai im ishte usta në këtë banesë. Ai ishte shumë shok me tim atë. Herë vinte në banesë dhe herë jo, kur më përqafonte më shtrëngonte aq fort sa as babai im nuk më përqafonte ashtu. Mbaj mend që njëherë kisha të veshura tuta treçerekëshe, isha 11 vjeç, mund të ketë qenë ora 11.00, ishte ditë. Mbaj mend që prindërit ikën për vizitë diku, D., ishte në ballkon dhe unë po qëroja hudhra t’ia jepnim me vete se përherë i vendosnim dhurata me vete, gjëra fshati”.

Në atë moment denoncuesja e cila është studente në Tiranë kujton se burri që ishte mik i shtëpisë e kishte prekur tek të ndenjurat dhe njërën dorë ia kishte vendosur në gjoks. “I thashë të lutem jo, por pastaj ai më puthi”. Në atë kohë 11 vjeç dhe vetëm një fëmijë vajza kujton se ishte mbyllur në banjë dhe kishte qarë derisa D. D., kishte ikur. Në rrëfimin e saj denoncuesja kujton se si gjatë vizitave të mikut të shtëpisë ajo e shmangte pas kësaj ngjarjeje dhe madje të ëmës i kishte bërë përshtypje dhe njëherë e kishte pyetur “përse nuk ia jep dorën, ti nuk je e paedukatë”.

Sipas një burimi të gazetës ‘Si’, kallëzuesja tregon se D. D., e ka parë pas shumë vitesh dhe është përballur me të, teksa ajo po bënte xhiro me shoqen e saj në kryeqytet. I fola thotë vajza pasi nuk doja të bija në sy . “Të nesërmen më telefonoi një numër i panjohur. Më tha sa mirë që të pashë, kishe ndryshuar goxha nga koha e fundit që të kam parë”. Denoncuesja këmbëngul se ai zë ishte i mikut të shtëpisë dhe “i thashë sapo jam fejuar, të lutem mos më telefono”. Sipas rrëfimit, 24-vjeçarja u shqetësua aq shpesh në telefon nga 61-vjeçari, i cili nuk ndalej së kërkuari takim sa ajo u detyrua të zbresë poshtë shtëpisë në një lagje të njohur këtu në Tiranë. “Sapo u ulëm më tha sa e mirë je bërë, e trembur i thashë dhe i tregova për të fejuarin, por ai u përgjigj e mirë se e shohim”. Mësohet se e reja nuk ka reaguar dhe se më pas burri i telefononte vazhdimisht dhe madje i binte edhe borisë.

Kisha frikë se mos prindërit e mi, apo njerëzit e të fejuarit kuptonin diçka, fillova të stresohem, ndërsa ai më thoshte jam shok i babit tënd pse ke frikë?”. Në përshkrimin që bën në polici denoncuesja theksohet që nga frika ajo kishte pranuar ta takonte e të hipte në makinën e tij pas qindra telefonatave dhe mesazheve me idenë që do t’i bënte kamera të fshehtë. “Kur hipa në makinë ai filloi të më ngacmonte e të më prekte, më çoi pranë liqenit të Farkës dhe fillova të qaj”, shpjegon e reja, e cila i ka dorëzuar kamerën policisë. Në procesverbal thuhet se duket që vajzë që kundërshton si dhe një burrë I thinjur me bluzë të kuqe. Por përpara se ti hidheshin prangat ai u justifikua se e gjitha kjo ishte një kurth, pasi ai ishte mik shtëpie dhe 24-vjeçarja që kishte vite pa e parë, ia kishte ngritur grackën dhe më pas i kishte kërkuar 15 mijë euro.

/a.r

Next Post
Meta, mesazh Kuvendit: Do t’ju kthej çdo ligj korruptiv! Reforma zgjedhore, lë për të dëshiruar

Meta kthen ligjin për distancat në studio: I jep të drejtë Manastirliut që t'i gjobisë mediat për arsye politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

February 12, 2026
“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re”/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re”/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

February 12, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Bjerrja elektorale e PD-së nga rikthimi i Berishës

February 12, 2026
Rritet numri i viktimave nga moti i keq në Portugali, jep dorëheqjen ministrja e Brendshme

Rritet numri i viktimave nga moti i keq në Portugali, jep dorëheqjen ministrja e Brendshme

February 12, 2026
Shqipëria po ‘shuhet’, lindjet vitin e kaluar 74% më të ulëta se në 1990-ën

Shqipëria po ‘shuhet’, lindjet vitin e kaluar 74% më të ulëta se në 1990-ën

February 12, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 12 Shkurt 2026

February 12, 2026
I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj

I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj

February 12, 2026
Prokuroria “zbarkon” në Bashkinë e Vlorës, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve

Prokuroria “zbarkon” në Bashkinë e Vlorës, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve

February 12, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

U asfiksuan nga monoksidi i karbonit, mbërrijnë në atdhe trupat e pajetë të familjes Kola

February 12, 2026
Policia godet grupin kriminal! Shisnin drogë nga veriu në jug dhe jashtë vendit, katër persona të arrestuar! Sekuestrohet kanabis dhe armë zjarri

Policia godet grupin kriminal! Shisnin drogë nga veriu në jug dhe jashtë vendit, katër persona të arrestuar! Sekuestrohet kanabis dhe armë zjarri

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In