• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria “zbarkon” në Bashkinë e Vlorës, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve

by E B
12/02/2026 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Vlorës ka intensifikuar ndjeshëm veprimet hetimore në institucionet vendore, duke mos u mjaftuar vetëm me sekuestrimin e dhjetëra dosjeve pranë Drejtorisë së Aseteve në Bashkia Vlorë.

Burime bëjnë me dije se hetimi është shtrirë tashmë edhe në zyrat e protokollit, ku dy oficerë të Policisë Gjyqësore, së bashku me një oficer të Krimit Ekonomik, janë rikthyer sërish ditën e djeshme për kontrolle të thelluara që kanë zgjatur nga ora 16:30 deri rreth orës 23:00.

Sipas informacioneve pranë organit të akuzës për A2 CNN, fokusi i këtyre verifikimeve ka qenë kontrolli i kartelave dhe dokumentacionit zyrtar që lidhen si me hapësirat e plazheve, ashtu edhe me sipërfaqet e hapësirave publike të administruara nga bashkia.

Oficerët kanë shqyrtuar në detaje përputhshmërinë e datave, saktësinë e regjistrimeve dhe nëse dosjet rezultojnë të protokolluara me të njëjtin numër, duke ngritur dyshime për parregullsi administrative dhe procedurale në dokumentacionin zyrtar.

Hetimi synon të zbardhë nëse ka pasur manipulime të regjistrimeve, mbivendosje dosjesh apo përfitime të paligjshme të hapësirave publike, veçanërisht në zonat bregdetare ku prej vitesh janë ngritur shqetësime për abuzime me plazhet dhe pronat në administrim publik.

Por veprimet e Prokurorisë së Vlorës nuk janë kufizuar vetëm në ambientet e bashkisë. Paralelisht, përmes një shkrese zyrtare, organi i akuzës i është drejtuar Drejtorisë së Ujësjellësit të Vlorës, duke kërkuar vënien në dispozicion të listë-prezencave dhe dokumentacionit të punës për disa punonjës, për periudhën e vitit 2022.

Sipas burimeve hetimore ekzistojnë dyshime të forta se një numër i caktuar punonjësish kanë përfituar paga në këtë institucion, ndërkohë që në të njëjtën kohë kanë rezultuar të kenë qenë jashtë territorit të Shqipërisë. Këto dyshime kanë ngritur alarmin për pagesa të mundshme fiktive, shkelje të disiplinës së punës dhe dëme financiare ndaj institucionit publik.

Aktualisht, Prokuroria po kryen verifikime të kryqëzuara mes dokumentacionit administrativ dhe të dhënave të lëvizjeve jashtë vendit, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për shkelje individuale apo për një skemë më të gjerë abuzimi.

Megjithëse veprimet hetimore janë intensifikuar ndjeshëm, deri në këto momente nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Vlorës nëse ndaj Bashkisë Vlorë apo institucioneve të tjera është regjistruar formalisht një procedim penal.

Burimet nuk përjashtojnë mundësinë që pas përfundimit të fazës së verifikimeve administrative, hetimi të kalojë në një fazë më të thelluar penale, nëse konstatohen shkelje konkrete të ligjit.

Next Post
I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj

I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com