Disa studentë në Shkodër i janë rikthyer protestave përsëri. Mësohet se motiv për këtë është bërë fakti që nuk është hapur godina e re e Fakutetit Juridik dhe Ekonomik që ishte premtuar të hapej në datë 1 Janar.
Ky grup studentësh kanë thyer me forcë derën hyrëse të godinës së re.
Në një pjesë të fakultetit juridik nuk zhvillohet mesim dhe po mbahet protestë përpara godinës së re.
Studentët kërkojnë vënien në funksion të kësaj godine. Në një moment studentët tentuan të hyjnë me forcë në godinën e re por janë ndaluar nga rojet e sigurisë.
Gjatë kësaj kohe është thyer dhe xhami i derës së hyrjes. Në protestë kanë marrë pjesë vetëm një grup i vogël studentësh.
g.kosovari