• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studentët e Mjekësisë në protestë: Ministria e Arsimit nuk është e gatshme për diskutime

by Java News
09/10/2023 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët e Mjekësisë vijojnë protestat e tyre kundër vendimit të qeverisë për të qëndruar në Shqipëri pas studimeve. Edhe këtë të hënë ata kanë bojkotuar mësimin. Prej një jave studentët nuk janë ulur në auditore.

Protesta e kësaj të hëne nisi në Universitetin e Mjekësisë. Më pas, studentët marshuan drejt Ministrisë së Arsimit. Me brohorima kërkuan që të pezullohet ligji. Po ashtu në shenjë simbolike vendosën tek dera e ministrisë një tufë me lule duke ‘shpallur vdekjen e saj’.

“Nuk jemi mjete, jemi njerëz, jemi studentë, jemi mjekët e ardhshëm, jemi fëmijët e këtij populli, jemi fëmijët për të cilët ky popull dhe ne paguajmë. Jemi fëmijët të cilëve prindërit paguajnë dhe mbajnë kostot në xhep, por mesa duket ky arsyetim ka vdekur dhe kjo ministri e ka shpallur vdekjen e saj”, tha një studente.

“Përpara një jave Ministria e Arsimit është shpallur në rrjetet sociale si e vdekur. Ne mendojmë që kjo dëshmon mungesën totale të seriozitetit të institucioneve tona. Jemi përballë një ministrie karikaturë, përballë një shteti karikaturë që ka ndërtuar një ligj karikaturë me idenë që do të zgjidhë çështjen e largimit të bluzave të bardha. Kjo nuk zgjidhet kështu. Kjo zgjidhet duke u ulur, duke u përfshirë e gjithë shoqëria. Në këtë sens ministria është e vdekur për ne dhe është e vdekur për qytetarët, prandaj ne kemi zgjedhur t’i sjellim lule”, tha një tjetër student.

Një nga kërkesat e tyre është një dialog mes tyre dhe Universitetit të Mjekësisë, Ministrisë së Arsimit e Ministrisë së Shëndetësisë. Megjithatë deri më tani nuk është bërë asnjë takim.

Studentët u shprehën se do të vijojnë me bojkotin.

“Ne ato lekë nuk i kemi. Nuk kemi milionat që ata kërkojnë. Me këto lekë nuk mund të paguajmë rrjepjen apo gjakun që duan të pinë ata”, u shpreh një studente./f.s

Next Post
“Çdo shtëpi ka një dhomë të blinduar”, shqiptarja tregon mënyrë se si izraelitët mbrohen nga sulmet

"Çdo shtëpi ka një dhomë të blinduar", shqiptarja tregon mënyrë se si izraelitët mbrohen nga sulmet

Comments 1

  1. F-22 Raptor says:
    2 years ago

    E kuptoj te drejten e tyre per te protestuar, pavarsisht qellimit. Por nje gje nuk e kuptoj, nderkohe qe kerkon te mos punosh asnje dite ne vendin tend, tund flamurin kombetar ne protest! Neveri e peshtirosje nga kjo idotesi e pafytyresi!

    Reply

Leave a Reply to F-22 Raptor Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In