• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Studentët `89, kujtojnë 30-vjetorin e demonstratave në Kosovë

by A R
06/08/2019 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

30 vite më parë, më 30 maj të vitit 1989, Parlamenti Europian kishte nisur në Kosovë një delegacion parlamentarësh, me qëllim që të shihnin nga afër zhvillimet në Kosovë pas shfuqizimit të dhunshëm të autonomisë, e po ashtu të shohin edhe pozitën e shqiptarëve pas vendosjes së administratës represive ushtarake-policore serbe.

Duke shfrytëzuar praninë e këtij delegacioni nga Parlamenti Europian, studentët shqiptarë të Universitetit të Prishtinës organizuan një tubim proteste kundër pranisë represive serbe në Kosovë, me qëllim që t´u tërhiqej vëmendja parlamentarëve evropianë. Shumë prej tyre pas përfundimit të kësaj vizite edhe u arrestuan.

Këto protesta po kujtohen edhe sot pas tri dekadave. Në vendin ku edhe u organizuan për të protestuar, dhjetëra studentë të atëhershëm sot  janë mbledhur për të shënuar protestën e 30 dhe 31 majit.

Sylë Ukshini, i cili aso kohe ishte edhe njëri nga organizatorët e kësaj proteste, u shpreh gjatë një interviste ‘’se përveç takimit me delegacionin e Parlamentit Evropian, ata kërkonin që të lirohen të burgosurit politikë dhe të rikthehej gjendja që ishte para marsit të vitit 1989.

Ai tha se “Ishte një provë për të treguar realitetin në të cilin po ballafaqohej Kosova. Dhe ishte një muaj para manifestimit në Gazimestan që do ta bënin serbët, pra Millosheviqi. Pra, ishim një grup i madh i studentëve dhe provuam që të komunikojmë me delegacionin e Parlamentit Evropian. Dhe më kujtohet që në Hotelin ‘Grand’ kishin një takim atëherë Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, ishin intelektualë dhe me sa e di unë ka qenë edhe një intelektualë i ftuar nga Maqedonia. Por, ne studentët kishim kuptuar që për çështje frike nuk kishte shkuar”,

Ukshini thksoi ”se kjo demonstratë, kishte karakter politik, por qëllimi ishte që të arrihet një komunikim me delegacionin e Parlamentit Evropian. Takimi në mes delegacionit dhe studentëve nuk u realizua, sepse sipas Ukshinit delegacioni në fjalë paraprakisht do të duhet ta ketë pasur të parapërcaktuar nga regjimi i Beogradit, i cili atë natë, më 30 maj 1989, edhe ndaj studentëve kosovarë nuk u soll me atë ashpërsinë e tij të njohur.

Njazi Gashi, i burgosur politikë aso kohe, tha se kjo ngjarje ka dhënë një impuls që të ngritet vetëdija në përgjithësi, për çka siç rrëfen ai kanë rrezikuar edhe ndërprerjen e studimeve.

“Jam shok me këta studentë që na burgosen në vitin 1989, që na burgosen atëherë forcat serbo-sllave. Dhe unë mendoj që demonstratat aso kohe janë në vazhdën e aktiviteteve të popullit të Kosovës për liri. Sepse nëse e shikojmë historinë gjithë shqiptare, nuk ka dhjetë vjeçar të popullit shqiptar që nuk është kryengrit. Unë atëherë isha në vazhdën e aktivitetit tim ilegal, sepse isha i burgosur i vitit 1981”, thotë ai.

Shaqir Kryeziu, i cili në atë kohë ishte student i vitit të tretë të Fakultetit të Bujqësisë, rrëfen për KosovaPress organizimin e studentëve për të protestuar, pasi kishin kuptuar që një grup i delegacionit të Parlamentit Evropian do të vizitonin Kosovën.

“Ne hetuam që në Kosovën do të vinte Parlamenti Evropian dhe shpejt e shpejt u organizuam dhe e bëmë atë që kishim mundësi për të bërë. U munduam që në një formë të sensibilizojmë edhe më tutje opinionin ndërkombëtar, që në Kosovë ka vuajtje, në Kosovë vuan populli shqiptar edhe sa më shpejt që është e mundur duhet të bëjmë diçka më shumë”, rrëfen ai.

Në këto protesta kishte marrë pjesë edhe Sinan Kryeziu, i cili 30 vite pas kujton se moto e asaj proteste ishte “Jo jo Serbi, nuk do të jesh Perandori”. Më 31 maj 1989, atëherë kur parlamentarët evropianë tashmë ishin larguar nga Kosova, demonstrata studentore vazhdoi me të njëjtin ritëm dhe në mënyrë paqësore. Policia filloi me forca të shumta policore dhe agjentë të shërbimit sekret jugosllav ta rrethonte vendin e demonstruesve në Qendrën e Studentëve.

“Nga ora 08:00 deri në 09:00 kanë qenë me mijëra e mijëra studentë, por edhe qytetarë të Prishtinës që  kanë marrë pjesë. Natën e parë nuk ka pasur intervenime të Policisë, ka pasur burgosje aty-këtu të disa studentëve, duke u larguar prej Qendrës së Studentëve, shkaku i vizitës së delegacionit të Parlamentit Evropian. Natën e dytë e kemi vazhduar, dhe ka qenë protesta shumë masovike dhe kemi vazhduar deri në orët e vona të natës. Dhe në orën 23:00 ata kanë intervenuar me gaz lotsjellës dhe kanë gjuajtur me armë automatike”, shprehet ai.

Pas intervenimit, 114 studentë ishin arrestuar, për çka kishin vuajtur dënimin me 60 ditë burg në Burgun e Dubravës.

Për këtë, ata thonë se ndihen krenarë për përkushtimin që kishin aso kohe, për mbrojtjen e vendit si studentë.

Kjo demonstratë studentore, siç thonë ata, përbën një hallkë të fuqishme në zinxhirin e pashkëputur të lëvizjes studentore dhe lëvizjes kombëtare të popullit shqiptar në Kosovë.

Next Post

Aksidentohet fadroma, një i plagosur në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

October 4, 2026
Ish-themeluesi i PD: ‘Partisë së Lalëzotësve’ i ka rënë plani për t’u shembur

Pax Europea dhe integrimi i fundmë i shtetit shqiptar

October 4, 2026
E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

October 4, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Mot i kthjellët dhe temperatura në rritje, deri në 28°C në vend

October 4, 2026
Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

October 4, 2026
Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli”: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

Agron Llakaj rikthehet në Portokalli: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

October 3, 2026
Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com