• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Student jashtë Shqipërisë? Mbrojtja që kushton vetëm 48 euro

by A. Q
15/09/2026 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studimet jashtë Shqipërisë janë një nga investimet më të rëndësishme që një familje bën për të ardhmen e fëmijës.

Por krahas universitetit, akomodimit dhe biletës së avionit, ka edhe një element që nuk duhet lënë për në fund: mbrojtja shëndetësore.

Shtatori për shumë familje shqiptare është muaji i valixheve. Fëmijët largohen drejt universiteteve në Itali, Gjermani, Austri, Francë apo vende të tjera europiane. Për ta nis një kapitull i ri, plot mundësi, eksperienca dhe pavarësi. Për prindërit, bashkë me krenarinë për fëmijët e tyre, vjen natyrshëm edhe një pyetje: Po nëse ndodh diçka kur është larg?

Një temperaturë e lartë, një aksident, një dëmtim gjatë aktivitetit fizik apo një urgjencë shëndetësore mund të ndodhë kudo. Kur je në një vend tjetër, larg familjes dhe sistemit shëndetësor që njeh, edhe një situatë e zakonshme mund të shoqërohet me shqetësim dhe kosto të konsiderueshme.

Pikërisht këtu sigurimi nuk është thjesht një dokument që plotëson dosjen e studentit. Është qetësi për studentin dhe siguri për prindin.

Deri në 30,000 € mbrojtje, me vetëm 48 € në vit

Për studentët që ndjekin studimet jashtë Shqipërisë, SIGMA VIG ofron sigurimin me një prim promocional prej vetëm 48 € në vit, i cili mund të blihet plotësisht online, pa qenë nevoja të kërkoni një agjensi sigurimi.

Polica ofron mbulim deri në 30,000 € në rast urgjencash shëndetësore, duke krijuar një nivel të rëndësishëm sigurie financiare në një moment kur familja duhet të fokusohet te shëndeti i fëmijës dhe jo te kostot e paparashikuara.

Para se të paguani, shikoni me kujdes çfarë ju kërkohet

Në periudhën e përgatitjes së dokumentacionit për studime jashtë vendit, familjet shpesh përballen me një listë të gjatë dokumentesh dhe shërbimesh. Sigurimi mund të jetë një prej tyre.

Këshilla është e thjeshtë: lexoni me kujdes setin e dokumenteve që ju kërkohet dhe verifikoni veçmas kushtet e sigurimit.

Në disa raste, sigurimi mund të ofrohet si pjesë e shërbimeve të ndërmjetësuara për përgatitjen e dokumentacionit, me një kosto dukshëm më të lartë. Një çmim më i lartë, megjithatë, nuk nënkupton domosdoshmërisht një mbulim më të lartë.

Prandaj, përpara se të paguani, krahasoni elementet që kanë vërtet rëndësi: shumën e mbulimit, periudhën e sigurimit, territorin ku polica është e vlefshme, risqet e mbuluara dhe përputhshmërinë e dokumentit me kërkesat e ambasadës, konsullatës apo institucionit përkatës.

Nëse kërkesat plotësohen, familja mund ta blejë sigurimin drejtpërdrejt, pa paguar më shumë vetëm sepse ai ofrohet brenda një pakete dokumentacioni.

Mos krahasoni vetëm çmimin. Krahasoni çfarë merrni për atë çmim.

Mbrojtje nga një kompani, pjesë e Vienna Insurance Group

SIGMA VIG është pjesë e Vienna Insurance Group, një grup europian sigurimesh me eksperiencë të gjatë në tregjet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Për një familje që po dërgon fëmijën për të studiuar jashtë vendit, zgjedhja e një siguruesi me eksperiencë dhe standarde europiane është një element tjetër që i shtohet sigurisë së vendimit.

Në valixhen e studentit ka gjëra që nuk duhet të mungojnë:

Dokumentet. Laptopi. Librat. Disa kujtime nga shtëpia. Dhe një mbrojtje që, shpresojmë, të mos ketë kurrë nevojë ta përdorë.

Sepse kur një i ri niset për të ndërtuar të ardhmen e tij jashtë Shqipërisë, 48 € janë një kosto e vogël për diçka shumë më të madhe: qetësinë e tij dhe qetësinë e familjes.

Studio Jashtë nga SIGMA VIG – Sigurimi për studentët jashtë Shqipërisë.

https://web.sigma.al/blerje-online/student-jashte-vendit

Next Post
Deklarata e fortë e Manjanit: Në dosjet belge ka dëshmi të personave…

Darka e Lucës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In