• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Strobe Talbott: Paturpësia e Putinit kur gënjente për Kosovën ishte tronditëse

by Java News
14/01/2017 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Negociatori i Bill Clinton-it, zëvendës sekretari i shtetit Strobe Talbott, gjendej në Moskë kur trupat ajrore ruse zaptuan Aeroportin e Prishtinës, para se trupat e NATO-s të kalojnë kufirin me Kosovën. Gjenerali amerikan Wesley Clark dëshironte të bllokonte pistën për aterrim.

Vetëm ndërhyrja e gjeneralit britanik dhe komandantit në vendin e ngjarjes, Michael Jackson, evitoi ballafaqimin ushtarak që po kërcënonte:

“Zotëri, për shkakun tuaj nuk do të filloj Luftën e Tretë Botërore”.

Në Moskë, Strobe Talbott u takua me këshilltarin e ri rus të sigurisë: Vladimir Putin.

Më vonë Talbott e kujtoi këtë pjekje si një “takim të neveritshëm”.

Një njeri, i ftohtë, profesional dhe sipërfaqësisht i sjellshëm, i cili pothuaj nuk dëshironte të fshihte “përbuzjen e kontrolluar” të tij.

“Por çfarë më tronditi me të vërtetë, ishte gjakftohtësia arrogante dhe paturpësia me të cilën Putin gënjente.

Ai duhej ta dinte saktësisht se çfarë kishin ndërmend ushtarakët rusë në Kosovë.

Por ai bënte sikur gjithçka po shkon sipas planit.

Madje ai na tha se kurrë s’kishte dëgjuar për gjeneralin Ivashov.

Bash gjenerali Ivashov ishte përfaqësuesi me rang më të lartë ushtarak i delegacionit, i cili negocionte për armëpushimin”, shprehet Talbott.

Në kujtimet e tij, Boris Jelcini më vonë shkroi se ai e kishte miratuar planin e ushtarakëve të tij për të marrë Aeroportin e Prishtinës:

“Ne ishin të detyruar për një gjest të fundit autonom… Qëllimi ishte të tregohej: Rusia nuk ka lejuar të mposhtet moralisht dhe të tërhiqet në luftë”.

Ashtu siç ia hapi sytë qeverisë amerikane sjellja e Putinit, edhe sulmet ajrore të NATO-s vërtetuan të gjitha gjykimet e palës ruse.

Ekspertja amerikane e Rusisë Fiona Hill këtu e sheh një pikë kthesë edhe për Putinin personalisht:

“Ndërhyrja ushtarake nuk u perceptua si përpjekje për të zgjidhur një krizë humanitare, por si mjet për të shtuar ndikimin e NATO-s në Ballkan.

Pas kësaj u bë një rivlerësim i bashkëpunimit me NATO-n dhe SHBA-të”.

Nga zemërimi personal apo nga kalkulimi i esëllt nacionalist: edhe 15 vite më vonë Putini, në fjalimin e tij mbi futjen e Krimesë nën kontroll, iu referua krizës së Kosovës:

“Ndonëse është dashur ta shoh me sytë e mi, ka qenë e vështirë të besosh se në fund të shekullit të 20-të një kryeqytet europian, Beogradi, me javë të tëra u gjend nën goditjen e raketave…

SHBA-të parapëlqejnë që në politikën e tyre praktike të mos i përmbahen të drejtës ndërkombëtare, por t’i përmbahen ligjit të forcës”.

Next Post

Shpërthen Zheji, kërcënon Çilin: Të hoqa nga lista e hakmarrjes së Ramës. Qepe, ose ta hapa kutinë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Protestuesit u vendosën në “Parkun Rinia”, Policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës! Bëhen shoqërime të dyshuarish

Kë po ndëshkoni, kryeministrin apo veten?

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com