• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strehimi social, 60 apartamente në Durrës dhe Pukë, ja si të përfitoni

by Java News
24/05/2018 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas projekteve të përfunduara në Librazhd, Lushnjë dhe Berat, Enti Kombëtar i Banesave, bëri të ditur se kanë nisur dy projekte të reja sa i përket banesave sociale.

Projekti i parë është në Durrës, i cili përfshin një objekt banimi me 30 apartamente (6 kate+1 kat nëntokë), vlera e të cilit arrin 110.792.517 lekë; ndërsa mësohet se afati i ndërtimit do të jetë 300 ditë kalendarike. Projekti tjetër është i fokusuar në Rrethin e Pukës, përkatësisht i cilësuar si “Mëso për të punuar, puno për të strehuar”.

Kjo nismë e re e EKB-së për rrethin e Pukës për investimin në ndërtimin e 24 apartamenteve me kosto të ulët.

Me bashkëpunimin e Bashkisë së Pukës, Zyrës së Punës dhe Drejtorisë Lëvizëse së Formimit Profesional do t’i jepet mundësia anëtarëve të familjeve të aftë për punës për trajnime dhe kurse profesionale, duke iu gjetur alternative punësimi dhe duke kontribuar vetë në ndërtimin e banesave të tyre.

Faza: Nënshkruhet akt-marrëveshja e bashkëpunimit me Bashkinë Pukë, Zyrën e Punës dhe Drejtorinë Lëvizëse të Formimit Profesional.

Objekti përfshin një bllok banesash sociale me kosto të ulët dhe eficencë energjie me 2 kate + papafingo, me 24 apartamente, afati i ndërtimit të të cilit është parashikuar 260 ditë kalendarike, ndërsa vlera e projektit nuk bëhet e ditur.

Këto projekte në ndërtim janë pjesë e programit social të strehimit, ligji i së cilës u miratua në fillim të këtij viti. Llojet e programeve sociale të strehimit, sipas ligjit në fuqi janë:

1. Programin e banesave sociale me qira (BSQ);

2. Programin për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të ri;

3. Programin e banesave me kosto të ulët (BKU);

4. Programin për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi;

6. Programin për krijimin e banesave të përkohshme;

7. Programin e banesave të specializuara.

Programet

Programi i banesave sociale me qira është programi me anë të të cilit jepen me qira banesat në pronësi publike, nga fondi publik i banesave sociale, si dhe banesat që janë dhe mbeten në pronësi të subjekteve private, por që vihen në dispozicion të programit të banesave sociale me qira, me pëlqimin e pronarit privat. “Banesat sociale me qira përfshijnë:

a) banesat sociale që ndërtohen ose blihen nga tregu i lirë, nga njësitë e vetëqeverisjes vendore apo persona juridikë privatë, me qëllim që të jepen me kontratë qiraje sociale;

b) banesat ekzistuese në treg, në pronësi të personave fizikë ose juridikë, të cilat ofrohen si banesa sociale që jepen me qira, që subvencionohen dhe të vlerësuara nga organet e njësisë së vetëqeverisjes vendore ose nga persona juridikë privatë, si banesa që përmbushin të gjitha kushtet teknike dhe normat e strehimit;

c) objektet e dala jashtë funksionit, si rezultat i mbylljes së një veprimtarie, të cilat kanë kaluar në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe, në përputhje me planin e përgjithshëm vendor, janë miratuar për t’u kaluar në fond banesash sociale me qira, që subvencionohen”-thuhet në projektligj.(monitor)

a.ç

Next Post
Skandali i Facebook edhe në Shqipëri, vjedhje të dhënash dhe plan për të krijuar përplasje civile

Skandali i Facebook edhe në Shqipëri, vjedhje të dhënash dhe plan për të krijuar përplasje civile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studentët zhvendosin protestën te Kryeministria, krijojnë barikadë me të rinjtë dhe grumbullojnë pirgje gurësh për të goditur Policinë! (FOTO)

Studentët zhvendosin protestën te Kryeministria, krijojnë barikadë me të rinjtë dhe grumbullojnë pirgje gurësh për të goditur Policinë! (FOTO)

October 20, 2026
Protestat në Shqipëri, ODIHR del me reagim të fortë: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen e qetësisë!

Protestat në Shqipëri, ODIHR del me reagim të fortë: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen e qetësisë!

October 20, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta!

October 20, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Përplasja e ‘titanëve’, UEFA i lë dy javë kohë Infantinos për të bërë publike dokumente të rëndësishme

October 20, 2026
Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!

Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!

October 20, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

October 20, 2026
“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

October 20, 2026
Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

October 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Studentët i pamë, kur mungonin

October 20, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com