• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

STREHIMI/ Ligj i ri përcakton kategoritë që do të kenë përparësi

by Java News
05/12/2017 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drafti i ndryshuar kaloi për miratim në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Gazeta zbardh sot skemën e re të mbështetjes sociale, programet që shtohen rishtazi si edhe familjet që do të kenë përparësi. Gjithsej do të jenë 6 programe sociale, që do të zbatohen për t’i ardhur në ndihmë të pastrehëve.

Krahas programit të banesave sociale me qira dhe shpërndarjes së banesave me kosto të ulët, janë përfshirë edhe disa programe të tjera, siç është ai për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi, krijimi i strehëve të përkohshme si edhe për ndërtimin e banesave të specializuara. Nga të dhënat zyrtare, në vendin tonë rezultojnë 35 mijë familje në nevojë. Rreth 13 mijë janë të përqendruara në Tiranë, aty ku edhe kërkesat për strehim janë edhe më të mëdha.

PËRFITUESIT
Për secilën nga alternativat e strehimit do të aplikohen kritere specifike të detajuara edhe në ligjin “Për strehimin social”. Programi i banesave me qira, do të mundësohet nga fondi i banesave që bashkitë do të kenë në dispozicion, të cilat mund të ndërtohen apo të blihen nga tregu i lirë. Një pikë e ndryshuar është ajo e kontratës me investitorët. Këta të fundit do të kenë detyrimin që, për çdo sipërfaqe ndërtimi mbi 2 mijë metër katrorë dhe jo 1 mijë, sikundër ishte caktuar më herët, 50 metra t’i kalojnë në favor të bashkisë. Sakaq, për herë të parë në ligj, është përfshirë edhe koncepti i “pronarit social”.
Çdo fillimviti bashkitë do të bëjnë thirrje për ata ndërtues, që janë të interesuar për të dhëna banesa me qira. Me bashkinë ndërmjetëse, kushtet e kontratës janë të atilla që lehtësojnë qiranë mujore për familjen dhe nga ana tjetër ofrojnë lehtësi edhe për pronarin, i cili do të taksohet në nivel minimal. Për programin e banesave sociale me qira, kriter është niveli i të ardhurave, kjo për vetë faktin që familja duhet të jetë në kushtet për të përballuar pjesën tjetër të qirasë.
Ndërkohë, në rastin e subvencionimit të qirasë apo bonusit të strehimit, përparësi do të kenë personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, invalidët, viktimat e dhunës, fëmijët e policëve të rënë në detyrë si edhe emigrantët e kthyer. “Pagesa që duhet të bëjë familja për diferencën ndërmjet qirasë së tregut dhe vlerës së subvencionimit të qirasë, nuk duhet t’i kalojë 30 për qind të të ardhurave të familjes”, thuhet në nenin 39 të ligjit të ri. Përjashtim do të bëjnë familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, subvencionimi për këtë kategori do të bëhet në masën 100 për qind.

Sa i takon programit për përmirësimin e kushteve të banimit, veç kategorive të mësipërme, të favorizuar do të jenë edhe prindërit që jetojnë vetëm, si edhe individët me statusin e jetimit. Kategori të favorizuara ka edhe kur bëhet fjalë për programin e banesave me kosto të ulët, si edhe për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi. Për të parën, familjet duhet të vërtetojnë që s’kanë banesë në pronësi, ndërsa programi tjetër u dedikohet atyre familjeve, banesa e të cilëve nuk mund të legalizohet.
Pra, qeveria merr përsipër strehimin e përkohshëm të familjeve që përjashtohen nga procesi legalizues. Një tjetër alternativë strehimi janë edhe strehët e përkohshme, të cilat do t’u vijnë në ndihmë emigrantëve të rikthyer apo edhe individëve që zhvendosen nga vendbanimi për shkak të investimeve publike ose private dhe nuk përfitojnë asnjë kompensim. Dhe së fundmi, banesat e specializuara që projektohen të ndërtohen me infrastrukturën e nevojshme në shërbim të kategorive specifike, siç mund të jenë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

SHËRBIMET SHTESË

Mungesa e të ardhurave ka penalizuar shumë familje që, edhe pse kanë qenë në kushte emergjente, nuk kanë përfituar nga programet e strehimit. Për këtë arsye, shërbimet ndaj tyre do të jenë në formën e një pakete. Pra, veç strehimit, atyre do t’u mbulohen shpenzimet për kujdes shëndetësor, arsim, si edhe më e rëndësishmja, do të trajnohen për t’u integruar në tregun e punës./panorama/ma.me

Next Post
Përmbytjet, Rama: Faza e emergjencës kaloi, do rimëkëmbim çdo familje të prekur

FIER/ Dëmet nga përmbytjet, ekspertët zbresin në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In