• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

STREHIMI/ Kryebashkiaku, Veliaj: Në Prill hapim procedurat për kreditë e buta

by Java News
08/03/2017 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Bashkia e Tiranës angazhohet zyrtarisht për respektimin e parimit të barazisë me qëllim arritjen e një jete më të mirë për të gjithë banorët pavarësisht gjinisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, David Saunders, firmosën Kartën Evropiane pёr Barazi të grave dhe burrave nё jetёn vendore.

Me nënshkrimin e këtij dokumenti, Bashkia e Tiranës angazhohet publikisht që të hartojë dhe miratojë “Planin e Veprimit për Barazi” dhe ta zbatojë atë në vazhdimësi duke raportuar rregullisht për ecurinë e këtij plani dhe në të njëjtën kohë, bashkia angazhohet të bashkëpunojë me qeveritë lokale dhe rajonale në Europë.

Në fillim të fjalës së tij, Kryebashkiaku Veliaj uroi të gjithë vajzat dhe gratë me rastin e 8 Marsit dhe i falenderoi për punën dhe për sakrificat që ato bëjnë.

“Jam i lumtur sot për të gjithë zonjat që janë sot. Çmoj shumë punën tuaj edhe uroj që me të njëjtin zell që kemi pasur këtë kohë, të ecim edhe në vazhdim. Beteja e vërtetë nuk është në 8 Mars, beteja e vërtetë fillon nesër, kur nuk është festë, kur nuk ka trëndafila, por beteja për emancipim bëhet akoma më serioze”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës do të bëjë gjithçka që është e mundur për përmirësimin e statusit të gruas në shoqëri dhe për zhdukjen e pabarazisë. Veliaj theksoi se do të merret çdo vendim i nevojshëm për t’u siguruar për zgjidhjen e këtyre problematikave.

“Po t’ju thosha që unë premtoj se do të angazhohem etj, etj, do të tingëlloja si një politikan i rëndomtë që bën premtime elektorale. Unë premtoj që të vazhdoj të bëj atë që kam bërë sot, dje, dhe gjithë këtë një vit e gjysmë apo dhe më përpara në Ministri. Besoj se kemi mjaftueshëm prova që e marrim shumë seriozisht këtë angazhim. Ndaj për ne kjo nuk është një firmë formale, por kjo është një detyrë shtëpie dhe në pikat që ende nuk kemi performuar aq mirë sa edhe pikat që jemi përgjigjur, do të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë. Çdo financë që kemi mundësi ta dedikojmë, çdo vendimmarrje që duhet të marrim në këshill bashkiak, që të sigurohemi që kjo çështje ecën përpara”, tha Veliaj duke shtuar se ka ende shumë sfida përpara.

Kreu i Bashkisë njoftoi dhe nisjen muajin tjetër të procedurave për kreditë e buta për të gjitha ato familje në nevojë.

“Ne do të fillojmë nga muaji tjetër do të hapim të gjithë procedurat për kreditë e buta. Momentalisht këshilli bashkiak sapo ka marrë një vendim i cili është zbardhur për rreth 1 mijë kredi të buta. Besoj se paqja mendore e një gruaje që është në shtëpi të vet dhe që s’duhet të mendojë se kur do të zërë rrënjë ajo familje, është e pakrahasueshme me ato para që ne kemi vënë mënjanë për çështjen e kredive të buta”, u shpreh Veliaj.

Karta Evropiane për Barazi të Burrave dhe Grave në Jetën Vendore u drejtohet organeve të qeverisjes vendore dhe rajonale të Europës, të cilat ftohen ta nënshkruajnë dhe të zbatojnë, brenda territorit të tyre, angazhimet e parashtruara në Kartë.  Pavarësisht arritjeve kryesore që ka bërë Shqipëria në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave, mbeten ende shumë sfida që gratë dhe burrat të gëzojnë të drejta të barabarta në jetën shoqërore, politike apo ekonomike.

Nenet e Kartës Europiane për Barazi, paraqesin masa se si bashkitë dhe qarqet mund të punojnë për përmirësimin e barazisë gjinore në fusha të ndryshme të kompetencave të tyre. Me nënshkrimin e Kartës Europiane, bashkitë në Shqipëri mund të përfitojë nga praktikat më të mira europiane duke rritur njëkohësisht prezencën e tyre në nivel Europian si dhe bashkëpunimin në fushën e barazisë gjinore. Deri më sot ky dokument është nënshkruar nga 1500 autoritete vendore dhe rajonale në 33 vende të Europës.

ma.me
Next Post
Trump mahnitet nga fluturimi i parë me Air Force One

Emigrantët, Hawai 'bllokon' përkohësisht urdhërin e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com