• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strehimi i të prekurve nga tërmeti, Ahmetaj: Nuk do blejmë banesa stok, gjithçka do të rindërtohet

by Java News
27/02/2020 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Së shpejti qeveria do të fillojë planin e gjerë të rindërtimit për strehimin e banorëve të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në një intervistë për TvT, zbulon se qeveria tashmë ka vendosur për modelet e banesave që do të ndërtohen.

Modeli është një teknologji shumë e avancuar me 3 tipologji, me 1+1, 1+2 dhoma, 1+3 dhoma, me standarde shumë të larta dhe me çmime referente atë që ne kemi për Entin Kombëtar të Banesave, që i referohet ndërtimit të banesave sociale, pra me një çmim goxha të ulët. Besoj që deri në fillim të javës tjetër, të dyja njësitë zbatuese që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit për gjithë territorin e Bashkise së Tiranës dhe Bashkia e Tiranës për territorin e vet të hapim prokurimet ndërkombëtare për ndërtimin e këtyre shtëpive. Janë mbi 3 mijë deri në 4 mijë shtëpi, por gjithsesi siç i referohemi ne, kjo është punë në progres e sipër.

Ahmetaj përjashton çdo mundësi që me lekët e donatorëve të blihen banesa nga stoku i apartamenteve të pashitura në Tiranë apo zonat e goditura nga tërmeti,

Jo, nuk do të blihet asgjë nga stoku. Mund të ishte nevoja për familjet që kanë humbur familjarët, por jo në parim, praktikisht do të rindërtohen.

Qeveria ka qartësuar edhe mënyrën sesi do kanalizohen fondet e rindërtimit, por është e ndërgjegjshme që thithja e të gjitha parave do të shtrihet në kohë.

Ka dy mënyra sesi ata i lëvrojnë fondet: një mënyrë është drejtpërsëdrejti me buxhetin e shtetit dhe një mënyrë është le të themi institucioneve të tyre të agjencive të zhvillimit, si në rastin e Gjermanisë që do të përdorë bankën e saj të zhvillimit dhe institucionin e tyre të zhvillimit, i cili ka vite e vite që punon në Shqipëri. Unë mendoj që do të duhen rreth 1 vit e gjysmë deri në 2 vjet që të gjithë grantet e kreditë të strukturohen dhe të fillojnë lëvrimin e tyre në funksion të programit të rindërtimit.

Procedura që do të ndiqet për të kryer këto investime sipas ministrit është ajo standarde.

Është prokurimi publik i hapur drejtpërsëdrejti në çdo rast. Pra nuk është se do ketë marrëveshje midis një biznesi. Jo, është prokurim i hapur ndërkombëtar me dy faza. Faza e parë është faza e kualifikimit të kompanive, ajo që në gjuhën teknike njihet si kuadër dhe pastaj është ofrimi i punës në bazë të ofertave që kanë kompanite që kanë në përbërje të ofertës cilësinë. Pra, standardet kanë çmimin, kanë dhe kohën midis të tjerave, pra këto janë 3 standarde kryesore, pra cilësia e ndërtimit ku futen materialet, antisizmizmi pastaj kemi çmimin, patjetër dhe kohën.

Por sa real është rreziku që donacionet dhe kreditë e përfituara nga donacionet të rrezikojnë borxhin publik? Kjo është pyetja për të cilën ministri Ahmetaj gjen kohën t’u kthejë përgjigje edhe kritikëve.

Kur më bëhet kjo pyetje, nuk rri dot pa kaluar te profili im prej gjirokastriti, le ta themi. Po çfarë do të thotë kjo që u rrit borxhi publik? A e dinë ata që bëjnë pseudoanaliza, se për 30 sekonda u shkatërrua 7.5 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto? Çfarë do të thotë kjo që u rrit borxhi? Cili borxh u rrit që këta po shqetësohen që duhet lënë Shqipëria në ditë të hallit dhe qytetarët në ditë të hallit. Kujt i tregojnë borxhin këta? Borxhi nga 7.4 % sot është 64.7 % dhe janë 295 milion grante, të tjerat janë kredi. Kujt i jepen kreditë? Kreditë i jepen Shqipërisë që është e përgjegjshme për shkak të kësaj qeverie në menaxhimin e financave publike. Ky është debat qesharak për mua. Patjetër që po të duhej, do të rritej borxhi se për çfarë përgatiten vendet që konsolidohen fiskalisht? Përgatiten që të duken kozmetikisht të bukur? Jo, përgatiten për ditë të vështira, për ditë si kjo. Si u ndërtokan, me frymën e shenjtë u ndërtoka gjithë zona e dëmtuar. Sot që më erdhën shifrat e fundit, janë mbi 9 mijë e 600 shtëpi të pabanuara, si u ndërtokan këto?

Ahmetaj thotë se qeveria do të jetë transparente me procesin, duke shtuar se në qeveri do të ketë 3 përfaqësues të donatorëve, në mënyrë që ata të njihen në kohë reale me detajet teknike, financiare apo dhe inxhinierike të programit të rindërtimit. /tema/

Next Post
“Dolën para grave dhe ulën pantallonat”, Petro Koçi: Ngjarja më e shëmtuar që bënë militantët e PD në 1994

“Dolën para grave dhe ulën pantallonat”, Petro Koçi: Ngjarja më e shëmtuar që bënë militantët e PD në 1994

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com