• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strazimri i PD i zhgënjyer që mbeti jashtë Kuvendit/ Letër popullit: Ja çfarë keni humbur duke mos votuar Lulin dhe mua

by Java News
29/04/2021 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia perseritet dhe perseri PD kritikon popullin per zgjedhjen e Edi Rames per ta qeverisur dhe nje mandat te trete, nje rekord i thyer tashme ky ne Shqiperi.

Gent Strazimiri, i shkruan leter popullit, duke i renditur nje per nje te gjitha ato gjerat e mira qe “ka humbur” duke mos votuar Lulzim Bashen dhe PD!

I renditur ne listen e kandidateve te PD per qarkun e Tiranes i 19-ti dhe pa votat e nevojshme per te thyer heresin, Gent Strazimit ka mbetur jashte Kuvendit!

Postimi i plote i Strazimirit:

I dashur sovran, Këtu e 8 vjet ose “3 ambasadorë” më parë, të shkruaja se nuk e kuptoja verdiktin  tënd kundër “arrogancës” së Sali Berishës, për të zgjedhur më liri të plotë “përulësinë” e Edi Ramës…

Verdikti yt i atëhershëm çorientoi, në fakt, edhe të gjitha sondazhet e sondazhistët.

8 vjet kaluan shpejt dhe ne prapë u takuam në çdo rrugë e rrugicë, dyqan e kioskë dhe sigurisht më së shumti në kafene, ku më tregoje me lot në sy hallet e shtuara gjatë këtyre 8 viteve.

Më tregoje listën e gjatë të borxheve te marketi i lagjes, te farmacia ngjitur, tek OSSHE, tek ujësjellësi, te komshiu zemërmirë, pa 5 mijëlekëshin e vjetër borxh të të cilit nuk do mund të blije kosin dhe bukën e vjetruar më gjysmë çmimi “për të mbyllur muajin”

Më tregoje se artimetikisht nuk të dilte të përballoje me pension, përkrahje sociale apo edhe me rrogë, faturat, ushqimin dhe ilaçet…

Më tregoje sesi dyqani modest nuk të mjaftonte më për të siguruar jetesën për shkak të taksave, gjobave, shtrenjtimit të energjisë dhe ujit…

Më tregoje sesi djali iku në emigrim, pa të pyetur, pa kthyer kokën mbrapa, “pa letra”, me bindjen se dyqani, me të cilin e rrit jo keq, nuk mund të ishte e ardhmja duke qenë se s’është më as e sotmja…

Sesi la shkollën që s’ia paguaje dot më, sesi të argumentonte që “edhe po ta mbaronte nuk do gjente punë”…

Dhe ti, me lot në sy, me dhimbjen e prindit mosaprovues, por të pafuqishëm … i jepje të drejtë… Më rrëfeje frikën për shembjen e shtëpisë së ndërtuar me gjak, megjithëse ke shlyer të gjitha detyrimet ndaj shtetit sipas ligjit, dhe ishe i ndërgjegjshëm se “ky s’pyet për ligj”…

Ti e dije i dashur sovran se përse je në këtë gjendje.

Ti e klithje me emër fajtorin, mallkoje veten për votën kundër Sali Berishës në 2013 dhe bëje be’ se nuk do përsëritej…

Sot, 8 vite e “3 ambasadorë” më pas, verdikti yt është zyrtar dhe unë po përpiqem ta lexoj me vëmendje përsëri, por jo pa vështirësi, sepse përsëri verdikti yt i ka bërë lëmsh sondazhet dhe sondazhistët më me famë.

Me votën tënde, ke refuzuar:

* pagën minimale 1200 euro nëse je mjek, ose 700 euro nëse je infermier… (?!)

* pensionin jo më pak se 250 dollarë, pavarësisht nëse je demokrat a socialist, pavarësisht nëse ke qenë apo jo “veteran”…(?!)

* uljen e taksës në 9% nga ajo vrastarja 23% …(?!)

Ke refuzuar:

* rrogën minimale 400 mijë lekë nga 220 mijë që e ke…(?!)

* rritjen e përkrahjes sociale deri në nivelet e çmimeve…(?!)

Ke refuzuar:

* karburantin 240 lekë më të lirë…(?!)

* energjinë dhe ujin më të lirë… (?!)

* paratë në dorë për subvencion nëse je fermer a peshkatar…(?!)

Ke refuzuar:

* shkollën pa taksa, me libra të paguar nga shteti, madje edhe me ushqim, si dhe stazhin e paguar për fëmijën nxënës a student…(?!)

Në thelb, i dashur Sovran, ke refuzuar të çlirohesh nga zgjedha arbitrare e vagabondëve pa ligj, dhe ke zgjedhur të shtosh PPP-të dhe… lotët e hidhura në faqe…(?!)

Po lexoj në këtë ditë pasverdikt që o të ngrenë në qiell për “përgjegjshmërinë” e “qetësinë” që ke treguar, o të mallkojnë si “dele”, “injorant”, “i pagdhendur”, “adhurues i xhelatit”, “i pabesë” e “hileqar”…

Mundet edhe të jesh nga pak secili nga këto më lart i dashur Sovran, por një gjë s’je, dhe për këtë i vë të dyja duart në zjarr:

*ti nuk je antiamerikan dhe PIKË!!!

Do të prisja prej teje në kuti të votimit çdo deformim që as aritmetika e as logjika s’e shpjegon dot, duke pasur parasysh modelet perverse në sjellje, veshje e fjalor, që të imponojnë nëpër media si modele suksesi që nga i pari i vendit e deri te showgirl më e fundit, por antiamerikanizmin JO.

Por diçka ka ndodhur, sepse në verdiktin tënd shoh jo pak, por 11 deputetë të dalë nga vullneti dhe influenca e individëve që Amerika i ka shpallur zyrtarisht “non grata”, e të cilët të këshilloi shprehimisht t’i refuzosh…(?!)

Njëri syresh, madje, ka dalë me emër, zë dhe figurë ballë për ballë Amerikës, dhe nga verdikti yt rezulton se ai është fituesi real i këtyre zgjedhjeve…

Ai me shokë kanë përcaktuar fituesin me ata 11 deputetë të dalë:

* 2 në Shkodër (?!), 1 në Tiranë (?!) dhe të paktën 8 në Durrës…(?!), persona që s’i njeh askush… as ti…

U përpoqa ta llogaris aritmetikisht pjesën antiamerikane të verdiktit tënd, i dashur Sovran, por çdo shifër e shumëzuar me “0” antiamerikanizëm që ekziston në Shqipëri, më del baras “0”… dhe jo baras me 11 deputetë siç më del në kutitë e votimit…(?!)

Këtu e 8 vjet ose “3 ambasadorë” më parë, i dashur Sovran, tek të pyesja për verdiktin e dhënë, m’u sulën mbi shpinë të gjithë “opinionistët”, “analistët”, “politologët”, me akuzën se “refuzon verdiktin e Sovranit” dhe mbase atëherë u tregova pak i ashpër me ty, por gjithsesi i ndershëm dhe i vërtetë, dhe a e di pse?

Sepse ishe i lirë!

Sot më ngjall veç dhimbje e mëshirë… s’të “shaj” dot! Të votosh sipas bindjes tënde, sot 8 vjet e “3 ambasadorë” më pas, është kthyer në një akt heroizmi e unë nuk të dua hero, dua thjesht të jesh i lirë… si amerikanët që i adhurojmë!!! Antiamerikanizmi që doli në kuti nuk është produkti yt, ti thjesht nuk je më i lirë, nuk je më Sovran i vendimeve të tua… Kush nuk është i lirë, kush nuk është sovran i vendimeve të veta, nuk mund të jetë as i ndershëm, sepse nderi nuk mbrohet kur ke duar e këmbë lidhur…

Por më e keqja është se ti dukesh … i qetë, dhe për këtë madje të vlerësojnë edhe në gjuhë të huaja…

Ti je ish-sovran e për këtë mos e kërko fajin gjetkë! Këtu e 8 vjet ose “3 ambasadorë” më parë, kur ambasadorët “lëvdonin” qetësinë tënde, të pata paralajmëruar se “në këtë vend do jetojmë ti dhe unë e jo ambasadorët që këtë vend e kanë thjesht një stacion para pensionit”, apo para transferimit të radhës.

Sot jemi në pikën që ti s’e ke më as lirinë, as ndershmërinë as fuqinë të veprosh jo më sipas interesave të tua, por as si të këshillojnë e nxisin ngrohtësisht ambasadorët…

Ti sot ke treguar se je nën zgjedhën, nën pushtetin e personave “non grata”…

Ata kushtëzojnë vullnetin tënd, asgjësojnë lirinë tënde, luajnë me nderin tënd, denatyrojnë verdiktin tënd deri në antiamerikanizëm.

Nga pushteti i tyre, këtë herë as fuqia e ambasadorëve s’të ka çliruar dot… përkundrazi…

Në këto kushte, verdikti aspak sovran i një ish-Sovrani, nuk mundet dhe nuk do të jetë kurrë “grata” për mua. Zgjedhje, në të cilat ti ke shkuar të votosh i kërrusur nën peshën e kërcënimit “Mbylle gojën, k*rvë”, unë nuk mund t’i pranoj.

E vetmja gjë që të ka mbetur, është… “qetësia”…

Dhe “qetësia” që ke, kur s’je i lirë të mbrosh nderin tënd, quhet frikë e frikacaku ngjall veç përbuzje e neveri, në shqip dhe në “anglisht”…

Shqetësohu i dashur ish-Sovran, revoltohu!

Nga këtu fillon gjithçka, nga revolta, jo nga qetësia e bindja apo ca më keq akoma nga lëvdatat e rrejshme për to.

Revolta është pjalmi i lirisë, i nderit, i Sovranitetit!

Revolta, i dashur ish-Sovran, jo “qetësia”!

Next Post
Gjithsesi, Shkodra është e para

Gjithsesi, Shkodra është e para

Comments 1

  1. Flm says:
    5 years ago

    Leri rrenat, dhe reflekto!
    Fillo me autokritike!

    Reply

Leave a Reply to Flm Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In