• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama vijon analizat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

by A R
25/03/2026 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani, në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTSH 24, ka ndarë detajet më të fundit mbi takimet që po zhvillon kryeministri Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit e institucioneve.

Prej disa ditësh, kreu i qeverisë ka nisur një cikël analizash të thelluara me çdo dikaster, për të vlerësuar punën e deritanishme dhe për të përcaktuar prioritetet në vijim.

Sipas gazetares Shkodrani, sot, në fokus ka qenë Ministria e Ekonomisë, ku kryeministri Rama është takuar me ministren Delina Ibrahimaj dhe drejtuesit e institucioneve në varësi të saj.

“Është një analizë e detajuar e punës së ministrisë, veçanërisht në situatën e krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimit të hidrokarbureve,” tha gazetarja Shkodrani.

Në takim kanë marrë pjesë edhe Zv.kryeministrja Albana Koçiu, drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), si dhe ministrat Ervin Demo e Erjona Ismaili, së bashku me zv.ministrat.

Sipas Shkodranit, diskutimet nuk janë kufizuar vetëm tek ekonomia, por kanë përfshirë edhe çështje të teknologjisë dhe informacionit.

Ndryshe nga takimet e ditëve të mëparshme, ky takim është spostuar në orar, pasi sikurse ka mësuar RTSH, Rama zhvilloi më herët një takim me kreun e grupit parlamentar, Taulant Balla, dhe zv. kryeministren Koçiu.

“Ky takim kishte të bënte me mënyrën e qasjes së komunikimit me publikun dhe ligjin për referendumet,” raportoi gazetarja.

Shkodrani shtoi se të shtunën kryeministri pritet të zhvillojë një takim të zgjeruar me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar.

“Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim të zgjeruar me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Ky takim është në vazhdën e analizave të punës që kanë nisur gjatë javës së shkuar,” tha Shkodrani, duke theksuar se pritet të jetë një mbledhje me fokus të veçantë tek vlerësimi i performancës së institucioneve dhe përcaktimi i prioriteteve të qeverisë.

Në vilën 30, ku po mbahen këto takime, kanë mbërritur edhe drejtues të tjerë të institucioneve me rëndësi, si IKMT, AKSHI, Kadastra dhe të tjera, për të diskutuar problematikat e përditshme dhe mënyrat e adresimit të tyre.

Next Post
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com