Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, është absolutisht shumë origjinal. Ai, deri më tani, është i vetmi deputet që ka dalur hapur në mbështetje të dhunës ndaj një deputeti tjetër, vetëm se ai është kundërshtar i tij politik. Në një postim të tijin, Strazimiri mbështet dhunën e dhëndërrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, kundër deputetit, Taulant Balla. Dhe të mendosh se cilat kanë qenë reagimet e tij ndaj përplasjes fizike në Kuvend me deputetin Armando Prenga, kjo mbështetje e tij ndaj dhunës së Malltezit, të lë pa fjalë. Është absolutisht origjinal.
Ja postimi i tij:
“Nëse edhe Abi ka humbur durimin dhe besimin tek metodat e tij prej kleriku … d.m.th që ky vend është vërtetë në prag të revolucionit…”, shkruan Strazimiri.
ma.me