• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia haxhiqamiliste e opozitës kundër Shqipërisë!

by A R
06/03/2018 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elisa Spiropali*

Më kujtohen vetëm katër vargje kur dëgjoj këtu opozitën dhe kur lexoj ato që shkruajnë në mediat e huaja.
*Allalla, o rezil e katil, allalla,
Stroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!  (Fan Noli-Marshi I Barabbajt)*

Mu kujtua kjo sepcifikisht kur lexova atë që shkruante kryetari i Grupit Parlamentar të një partie opozitare për publikun austriak.

Një katastrofë estetike, një antishqiptarizëmi kulluar, një thikë pas shpine Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Fliste për kriminalizim të politikës, të ekonomisë, të shoqërisë, të Shqipërisë.

Kryetar i një grupi parlamentar, paturpësisht i konsideronte shqiptarët dhe Shqipërinë si një vend që prodhon vetëm mafje, që prodhon vetëm drogë dhe që jeton në malavit’

*Kuptimi original i fjalës It. Malavita – shqip. Jetë e keqe. (Kuptimi i zgjeruar: Jetesë me standart të ulët, vend ku mbizotëron krimi, varfëria dhe njerëzit janë të përfshirë në të…)

E kuptoni sa rëndë?
Sikur të ishte lajthitja e një individi të vetëm, qoftë ky edhe kryetari i një grupi parlamentar, do thoshim është lajthitje individuale.Por kjo është një strategji e mirëfilltë opozitare për t’i bërë dëm Shqipërisë deri në fund në këtë prag çelje negociatash.

Por jo vetëm sot, keni vite që e përpunoni këtë strategji dhe tani po mundoheni ta realizoni me mjete primitive. Sepse të flasësh me këtë gjuhë, të brendësosh një retorike raciste për vendin tënd, është turpi dhe krimi më i madh që një njeri, kushdo qoftë, mund të bëjë kundër vendit të tij.

Tani kjo stragji ka nisur që kur kundërshtuat egërsisht reformën në drejtësi, që dihet që është Kryeopolitika Amerikane në Rajonin e Ballkanit dhe në Shqipëri.

E vazhduat pastaj me ngritjen e një çadre në mes të bulevardit. Asokohe kryetari i asaj partisë opozitare që përmenda unë nuk ishte me ju, ishte këtu lart, pork jo s’ka rëndësi se I kanë harruar, pak muaj kanë ndryshuar dhe Shqipëria ka ndryshuar kryekëput.

Ngritët një çadër për të mos votuar Vettingun, “7 ligjet”, pra për të penguar efektivisht Reformën në Drejtësi!

Aty flisnit për drogë, aty flisnit për krim, aty flisnit që s’mund të ketë zgjedhje të lira me narkotrafikantin dhe noriegën…etj.

Pastaj u ulët në një tavolinë, morrët nja gjashtë ministria a më shumë, 5 drejtori, dhe hytë në zgjedhje për bukur apo jo?

Hytë në zgjedhje, bëtë një fushatë të qetë, bashkarisht jemi krenar për marrëveshjen që bëmë sepse Shqipëria doli e nderuar, bëri një palë zgjedhje nga më të mirat në vend, por sigurisht në fund pastaj doli rezultati I këtyre zgjedhjeve.

Kur patë rezultatin e zgjedhjeve, filluat përsëri me krokitje dhe krokama mbi atë fushën e rezultateve të vdekura tuaja elektorale.

Kjo është aryseja e vetme pse ju e nisët përsëri historinë e mafies, drogës, krimit në vend dhe në shtator kur u betuam këtu në këtë Kuvend, ju erdhët sërisht me “këngën e vjetër”.

Atëherë, më thoni nga dryshon kjo strategji nga strategjia haxhiqamiliste-dumbabiste?

Fakti që ata vishni poture dhe ata vishnin kravata dhe xhaketa, apo ata mbanin opinga dhe ju mbani çizme, kjo s’do të thotë që strategjia është e ndryshme.

Është e njëjta strategji Haxhiqamiliste, zhbërëse, dëmtuese për vendin.
Duhet të kishim mësuar tani në 100 e kusur vite shtet se nuk mund të dëmtohen interest kombëtare të Shqipërisë, për shkak të interesave të momentit, interesave për pushtet, për karrige dhe për interesa elektorale.

Por ju e vazhdoni këtë këngë, e vazhduat edhe në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim Asociimit, ku të them të vërtetën mua më vinte turp dhe ulja kokën sepse u detyrua disa here Znj.Macovei, por edhe Z.Kukan t’ju thoshin: “Ju lutem nëse keni fakte flisni, nëse mbani përgjegjësi për ato që thoni vazhdoni, por ju as mbanit përgjegjesi as kishit fakte dhe u detyruat të tërhiqeshit.

Tani jemi përpara faktit: Shqipëria është në një moment të mirë në raport me të ardhmen e saj Europiane dhe ju vazhdoni këtë kengë që “…nën këtë qiell Shqiptar mbillet vetëm drogë…”

Kjo është fabula juaj që nuk beson më asnjë shqiptar I vetëm!
Duhet të kuptoni më në fund që po I lodhni, po e ktheni këtë sallë Kuvendi në një sallë të padëshirueshme për ta.
Asnjë Shqiptar s’mund të pranoj që alternativa e vetme e opozitës është perbaltja e gjithëkujt, për të gjitha arsyet.

Ajo intervista që une lexova edhe sikur të ishte bërë nga ndonje nacionalist serb do ishte më e përmbajtur.

E kuptoni se në ç’situatë e keni sjellë ju betejën politike?

Ne nuk kemi armiq o’ zotërinj, ne e duam Shqipërinë të gjithë njësoj dhe unë dua ta besoj këtë me gjithë zemër, atëherë cila ëhstë nevoja për ta përbaltur Shqipërinë?

Europianët thonë ju keni bërë progress të qëndrueshëm në të gjitha aspektet dhe veçanërisht në luftën kundër kultivimit të kanabisit, ju thoni: “Jo nuk duam, e duam Shqipërinë kështu siç e shohim ne, të zezë dhe madje guxoni të sulmoniu edhe ambasadorët këtu që thonë se Shqipëria ka bërë progres. Ju doni që edhe ambasadorët të flasin në gjuhën tuaj të nxirë.

A ka ndonjë vend në rajon që e bën këtë?

Atëhere pse duhet të na ndjeki ky mallkim, që shqiptarët I bëjnë keq njeri-tjetrit në kurriz të Shqipërisë?
Kemi nevojë për mesazhe shprese, pune, për alterantivë qeverisëse nga ana e opozitës, për një përballje të drejtë, sepse sigurisht problemet nuk janë të pakta në një vend si ky.

Por e sigurt është që shumë është bërë dhe Shqipëria nuk e meriton të përgëjohet si një vend i ndryshëm, si një vend i mbuluar nga mafia, malavita apo nga krimi në rajon.
Përkundrazi, Shqipëria është një faktor stabiliteti në rajon dhe këtë e thonë të gjithë.

Para pak ditësh u kap ajo e famshmja sai e drogës në portin e Durrësit. Përveçse i kishit gabim faktet lokale, ngatërruat edhe Ministrin e Mbrojtjes së Kolumbisë që në asnjë gërmë të tij nuk e kishte përmendur fare rastin.

Pra mbërrini të përmendni edhe Ministrin e Kolumbisë dhe ta fusni në këtë çorbën tuaj lokale.

Tani ju lutem, ti thërrasim arsyes të gjithë dhe të kuptojmë që Shqipëria është një vend me progres të jashtëzakonshëm dhe për këtë kanë kontribuit të dyja palët ndër vite, por momenti është i tillë që kërkon atdhedashuri, vetëdije, dhe kërkon një alternativë qeverisëse.

Kur ta gjeni na njoftoni.

Faleminderit shumë!

Next Post
VIDEO/ Rama: Mjekët e Urgjencës Kombëtare shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet

'Lëre timonin dhe futu në rrjetë', Rama i përvishet komentuesit: Na merr të keqen...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In