• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia e re e BE për Ballkanin: Dera e hapur, por kur hyhet brenda?

by Java News
05/02/2018 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Rruga e vendeve të Ballkanit drejt integrimit në Bashkimin Europian është ndërkohë një rrugë dhjetëravjeçare. Në vitin 2003 BE i premtoi Ballkanit perspektivën e integrimit në BE, por deri më tani vetëm Sllovenia është pranuar në vitin 2004 dhe Kroacia në vitin 2013. Të tjerët në Ballkan presin me zhgënjim, por zhgënjim ka edhe në BE, sepse nuk janë bërë reformat e kërkuara. BE kërkon rregullisht forcimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendet e Ballkanit dhe pret rezultate konkrete.

Për t’i dhënë impulse të reja integrimit të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Europian bën të ditur më 6 shkurt në Strasburg, strategjinë e re të Ballkanit Perëndimor. Strategjia do të paraqitet nga komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn, i cili për revistën gjermane, “Der Spiegel” tha se “dera jonë është e hapur, por për të kaluar duhet të sjellësh rezultatet e duhura.”

Strategjia që paraqitet të martën synon përshpejtimin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE. Në dokumentin e Komisionit Europian me titull “Një perspektivë e besueshme zgjerimi për vendet e Ballkanit Perëndimor theksohet se “një anëtarësim i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interesin politik, të sigurisë dhe interesin ekonomik të unionit”, por më parë duhen bërë reformat e nevojshme. Me këtë startim të ri perspektivës së besueshme të integrimit KE kërkon krijojë një “forcë nxitëse për transformim në rajon.” BE do të ofrojëa sistencën e saj për procesin e reformave. Në dokumentin e KE nënvizohet, se “BE do të përforcojë mbështetjen për procesin e transformimit”. Komisioni ka përpiluar një “plan aksioni” të detajuar e katërfaqësh.

Serbi – Mali i Zi anëtarësim në 2025-n?
Përfituesit kryesorë në dokumentin e strategjisë pritet të jenë Serbia dhe Mali i Zi. KE nënvizon se të dyja këto vende mund të anëtarësohen në BE që në vitin 2025, nëse bëhen reformat e duhura. Duhet theksuar se është hera e parë që KE përmend një afat konkret anëtarësimi për këto vende. “Me vullnet politik, jetësimin e reformave dhe zgjidhjet që presin të grindjeve me fqinjët, Mali i Zi dhe Serbia mund të jenë gati për anëtarësim në vitin 2025”, shkruhet në dokumentin e strategjisë së Komisionit Europian.

Por viti 2025 nuk është afat i vendosur përfundimisht. Politikani gjerman, eurodeputet e kryetar i komisionit për politikën e jashtme të Parlamentit Europian, David McAllister theksoi në një intervistë për medien gjermane “Funkemediengruppe”, se afati i 2025-s është i hapur si kohë dhe synon t’i japë dinamikë procesit. “Data konkrete e anëtarësimit të një vendi të ri anëtar varet nga koha se kur “ky vend do të përmbushë vërtet kriteret e forta ligjore, politike dhe ekonomike”, kanë thënë McAllister.

Në rastin e Kosovës Komisioni Europian kërkon shprehimisht në strategjinë e re një ” marrëveshje të gjerë normalizimi, të detyrueshme ligjërisht mes Serbisë dhe Kosovës”. KE përmend në strategjinë e saj se edhe vendet e tjera të Ballkanit duhet të zgjidhin grindjet me fqinjët para anëtarësimit. Ndërsa revista gjermane “der Spiegel” bazohet në të dhëna të Komisionit Europian, kur shkruan se KE pritet të japë rekomandim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. E kërkon të afrojë më shumë këto vende, edhe sepse Kina dhe Rusia kërkojnë të rrisin influencën e tyre, shkruan agjencia e lajmeve “dpa”./DW/ma.me

Next Post
RAPORTI/ ‘Standart & Poor’s’: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, ritmet do të rriten sërish

RAPORTI/ ‘Standart & Poor’s': Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, ritmet do të rriten sërish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com