• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia e PS, pas 25 prillit rimblidhet Parlamenti pavarësisht fituesit, rrudhen kompetencat e presidentit dhe kalon amnistia fiskale

by A R
07/04/2021 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Parlamenti pritet të rimblidhet për të çuar në fund ligjet e mbetura pezull. Gazeta “SOT” ka mësuar se kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe mazhoranca, në muajin maj do i rikthehen aktivitetit në komisionet parlamentare pavarësisht se si do të jetë rezultati në zgjedhjet e 25 prillit. Si asnjëherë më parë, pas 25 prillit do të kemi dy palë deputetë, ata që janë në Parlament dhe ata që janë zgjedhur me votat e qytetarëve, por që nuk shkojnë dot në sallën plenare.

Ndryshe nga e herët tjera, këtë vit pati një spostim të periudhës zgjedhore. Përgjithësisht zgjedhjet janë mbajtur në qershor, por për shkak të sezonit turistik ato u shtynë në prill. Në vitet e mëparshme në Kodin Zgjedhor ka pasur një dispozitë, ku bënte të qartë se 45 ditë para zgjedhjeve Kuvendi shpërndahej. Pra përgjithësisht në maj mbylleshin punimet dhe gjithçka niste në shtator. Me ndryshimet që janë bërë në Kodin Zgjedhor kohët e fundit kjo dispozitë është hequr. Momentalisht punimet janë pezulluar për shkak të fushatës, por pas zgjedhjeve puna do të rifillojë aty ku ka nisur.

Një deputet nga mazhoranca i tha gazetës se është Kushtetuta ajo, e cila detyron Kuvendin që të vijojë punën. “Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë”, thuhet në nenin 65. Legjislatura aktuale është mbledhur më 9 shtator 2017, ndaj edhe mandati i tij kushtetues mbaron më 9 shtator 2021. Pra gjatë muajve maj, qershor, korrik dhe gusht Parlamenti mund të vijojë lirisht punimet. Kjo do të thotë se pas zgjedhjeve e sigurt është që do ketë përplaske mazhorancë-opozitë. Kjo përplasje do të jetë akoma dhe më e madhe nëse PS i humbet zgjedhjet. Opozita do të pretendojë se Parlamenti nuk është legjitim. Ndërkohë Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta e kanë bërë të qartë se qeveria e Parlamenti i ri e marrin detyrën në shtator.

Ligjet që do kalojnë

Parlamenti ka në program një sërë ligjesh të rëndësishme, të cilat kanë ngjallur jo pak debat. Këto ligje pritet që të miratohen pikërisht pas zgjedhjeve. Një ndër ligjet që ka ngecur është ai i amnistisë fiskale. Pra kushdo që ka para të padeklaruara dhe pasuri mund t’i deklarojë dhe nuk do ndëshkohet. Një tjetër ligj, i cili mund të kalojë është ai për presidentin. Mazhoranca ka hartuar një ligj që i rrudh kompetencat presidentit dhe me shumë gjasë dhe ai do të gjejë rrugën e miratimit pas zgjedhjeve. Ligje të tjera që kanë mbetur pezull janë ndryshimet në Kodin Rrugor, marrëveshja me SHBA për ekstradimet, për nxjerrjen në pension të parakohshëm të policëve, etj. Por ashtu me shumë interes pritet se çfarë do të bëjë presidenti me 10 ligjet e reformës në drejtësi. Mazhoranca me ndihmën e deputetëve opozitarë ndryshoi 10 ligje dhe tashmë kanë shkuar për dekretim te presidenti, i cili sipas burimeve pritet t’i kthejë mbrapsht. Nëse ndodh kjo, atëherë dekretet e tij pritet që të jenë në axhendë që në seancat e para të Kuvendit pas zgjedhjeve. Ligjet në fjalë kërkojnë 84 vota dhe me shumë mundësi Parlamenti i ri nuk do i ketë kaq vota. Mbetet të shihet rezultati i 25 prillit, por e sigurt është se mbledhja e Parlamentit do të shkaktojë debate, sidomos nëse PD merr pushtetin.

/a.r

Next Post
I dënuar me 12 vite burg për lëndë narkotike, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Gjashtë të arrestuar në Tiranë, policia jep detaje: Ja akuzat ndaj tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë! (EMRAT)

Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë! (EMRAT)

May 7, 2026
Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

May 7, 2026
Zgjedhje lokale në Britani, sondazhet paralajmërojnë rritje të Reform UK dhe tronditje për Laburistët

Zgjedhje lokale në Britani, sondazhet paralajmërojnë rritje të Reform UK dhe tronditje për Laburistët

May 7, 2026
Obama për UFO-t: Nuk ka prova për alienë, por do përfaqësoja Tokën në kontaktin e parë

Obama për UFO-t: Nuk ka prova për alienë, por do përfaqësoja Tokën në kontaktin e parë

May 7, 2026
Irani ndryshon strategjinë detare, urdhri i ri që kthen Hormuzin në një ‘minë me sahat’ për flotën ndërkombëtare

Irani ndryshon strategjinë detare, urdhri i ri që kthen Hormuzin në një ‘minë me sahat’ për flotën ndërkombëtare

May 7, 2026
Rriten tensionet në Gjirin Persik, sulmohet cisterna kineze pranë Ngushticës së Hormuzit

Rriten tensionet në Gjirin Persik, sulmohet cisterna kineze pranë Ngushticës së Hormuzit

May 7, 2026
OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet i ulët!

OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet i ulët!

May 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nuk bëhet punë me këtë popull”

May 7, 2026
Mbërritja misterioze e avionit gjigant Antonov në Prishtinë, dyshime për pajisje ushtarake të KFOR-it

Mbërritja misterioze e avionit gjigant Antonov në Prishtinë, dyshime për pajisje ushtarake të KFOR-it

May 7, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In