• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Strategjia e KLGJ, ja si do të ngrihet Gjykata e Posaçme Antikorrupsion

by A R
18/09/2019 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion mbetet prioritet për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Teksa KLP po pret procesin e vetingut për pesë kandidatët e mbetur për të vijuar më tej procedurat, KLGJ ka hartuar një strategji për konstituimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Sipas strategjisë së KLGJ, SPAK do të jetë gati brenda muajit dhjetor të vitit 2019.

Aty specifikohet se ngritja e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion do të jetë e rakorduar me ngritjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion nga ana e KLP. “Ngritja e Gjykatës të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe mbështetja e fillimit të veprimtarisë së tyre: Gjykatat janë ngritur brenda vitit 2019; Janë plotësuar strukturat organike të këtyre gjykatave.

Aktivitetet kyç: Njofton dhe merr pëlqimin nga gjyqtarët në detyrë të Gjykatës së Krimeve të Rënda; Bën koordinimin institucional me KLP-në dhe ngritjen e institucioneve në të njëjtën kohë; Bën emërimin e përkohshëm në këto gjykata të gjyqtarëve të Gjykatave të Krimeve të Rënda; Shpall vendet vakante të krijuara; Jep mbështetje për këshillat e gjykatave të posaçme, përfshi edhe hartimin e një plani pune transitor për vlerësimin e çështjeve në gjykim; Akordon burimet e nevojshme buxhetore.

Muaji i fillimit-muaji i përfundimit: Janar – Dhjetor 2019 (ecuria duhet të jetë paralele edhe me proceset e KLP)”, thuhet në strategjinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kostoja totale e KLGJ për ngritjen e SPAK do të jetë 407.572.500 lekë. Kjo strategji tregon qartë se SPAK do të jetë gati brenda vitit dhe se goditja antikorrupsion do të nisë shumë shpejt.

Emërimi i 12 emrave në Gjykatën e Lartë

Paralelisht me Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, brenda pak muajve gati do të jetë edhe Gjykata e Lartë. Prej disa muajsh kjo gjykatë ka dalë nga funksioni për shkak të shkarkimeve të anëtarëve nga procesi i vetingut. KLGJ ka hapur garën për anëtarët jo-gjyqtarë, ndërsa në strategjinë e hartuar thuhet se brenda dhjetorit të këtij viti do të emërohen pesë gjyqtarët e parë. Ndërsa gjatë vitit 2020 do të emërohen shtatë anëtarë të tjerë, duke e çuar kështu numrin e gjyqtarëve të Lartë në 12.

“Bërja funksionale e Gjykatës së Lartë si prioritet emergjent, duke marrë masat e nevojshme për plotësimin e vendeve vakante në një kohë sa më të shpejtë. Treguesit e suksesit: 5 gjyqtarë 31 dhjetor 2019 dhe 7 gjyqtarë të tjerë të punësuar brenda 31 dhjetorit 2020. Aktivitetet kyç: Harton rregullat për kriteret, etikën dhe veprimtarinë profesionale ndërmjet kandidatëve me pikë të barabarta (neni 32); Harton rregulloren për verifikimin e pasurisë dhe figurës, sipas nenit 32; Harton rregullat për vlerësimin në fusha të veçanta, vlerësimin e aftësive profesionale dhe rasteve me pikë të barabarta (neni 49); Vlerëson nevojën për vende vakante; Shpall vendet vakante; Vlerëson kandidatët; I propozon Presidentit të Republikës kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë”; Muaji i fillimit/Muaji i përfundimit: Prill-Dhjetor 2019”, citohet në strategji.

Me qëllim që Gjykata e Lartë të përshpejtojë shqyrtimin e dosjeve, KLGJ ka planifikuar që të emërohen sa më shumë këshilltarë që do të japin ndihmesën e tyre në këtë proces. “Funksionalizimi i shpejtë i Gjykatës së Lartë nëpërmjet plotësimit të nevojave infrastrukturore dhe burimeve njerëzore. Aktivitetet kyç: Harton një plan për punësimin e një numri të mjaftueshëm këshilltarësh ligjorë, që mbulon nevojat e Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; Koordinon me donatorët për nisma që kanë të bëjnë me përmirësimin e proceseve të punës reduktimin e çështjeve të prapambetura dhe rritjen e efikasitetit”, thuhet në strategjinë e KLGJ.

/a.r

Next Post
Netanyahu dhe rivali i tij, “kokë më kokë” në përfundim të zgjedhjeve

Netanyahu dhe rivali i tij, "kokë më kokë" në përfundim të zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

October 3, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

October 3, 2026
Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

October 3, 2026
Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

October 3, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

October 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Cinizmi ynë i performancës

October 3, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com