• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia e Berishës që tregon se ‘atentatin’ me grusht ndaj tij e organizoi vetë

by Flogert Muça
08/12/2022 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Sali Berisha kishte paralajmëruar një protestë historikë në 6 dhjetor. Qëllimi i saj do të ishte t’i tregonte fuqinë e tij Europës, t’i tregonte asaj se si Edi Rama nuk lejon opozitën të protestojë në Bulevard dhe  të merrte vëmendjen  27 liderve të BE-së për tu thënë që Edi Rama është një diktator. Por, kur doli nga selia dhe pa sa pak dëmokratë e ndiqnin nga pas, kur e pa që bulevardin e kishte të lirë për të protestuar dhe kur pa që liderët e BE-së jo vetëm që e injoruan atë, por dhanë lajme të mira për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, kuptoi që dështimi ishte i pashmangshëm. Kjo  ishte ajo që ndodhi me protestën madhështore të tij. Pas kësaj, historia dihet nga të gjithë. Një person më probleme mendore qëlloi Sali Berishën dhe vëmendja iku nga dështimi i protestës dhe u fokusua të incidenti. Dhe këtu duhet të fokusohemi në fakt për të parë dhe kush e organizoi atë ngjarje të shëmtuar për vendin në një ditë historikë për vendin.

Unë mendoja deri dje dhe mendoj edhe sot se  incidentin  nuk e ka provokuar Edi Rama sepse nuk do kishte asnjë interes, përkundrazi e dëmton atë. Mendoja që nuk e ka inskenuar as Sali Berisha, duke menduar që do e luajë pak politikisht por kaq. Mirëpo sot, duke parë revanshin që ka marrë Berisha duke përsëritur vetëm argumentin se ‘atentatin’ me grusht ndaj tij e ka organizuar Rama, logjika më thotë të kundërtën.  Kjo për disa arsye, bazuar në disa fakte.

Faktet tregojnë se agresori Gerti Shehu ishte një person me probleme mendore dhe nuk kishte qenë kurrë agjent i Policisë së Shtetit. Këtë e ka vërtetuar dokumenti dhe mjeku (ish-student i Berishës) i cili ka dhënë disa intervista duke sqaruar se është ai që e ka vizituar dhe lëshuar dokumentin që vërteton problemet mendore të Shehut. E ka vërtetuar e ëma e e Shehut edhe duke i kërkuar ndjesë Berishës. E kanë vërtetuar komshinjtë e Shehut gjendjen e tij psikologjike. E kanë vërtetuar videot e tij ku shihet qartë që kishim të bënim me një person më ç’rregullime.  E ka vërtetuar edhe policia duke deklaruar publikisht me anë të drejtorit të Policisë së Shtetit,  se Gerti Shehu nuk ka qenë kurrë punonjës i strukturave të saj. A mund tè jenë të gjithë gabim dhe të vërtetën absolute e zotëron Berisha?

Sigurisht që ishte një incident i papranueshëm dhe i dënueshëm, por i parë të ndodhë nga Italia në Francë e SHBA. Por e paparë në asnjë vend, është që i dhunuari të injorojë çdo fakt dhe të krijojë një histori konspirative qesharake. Pikërisht për faktin se Berisha ka zgjedhur  të injorojë çdo fakt dhe kërkon ta kthejë të gjithën në një konflikt politik, të bën të mendosh se organizatori i incidentit mund të jetë pikërisht ai. Sepse i vetmi që po rreket ta mbajë gjallë dhe po e shtrydh për të përfituar politikisht është Sali Berisha. I vetmi që duke u viktimizuar ishte i interesuar të prishte Samitin historik është Sali Berisha. Ndërsa duam s’duam, Edi Rama është i fundit që donte të prishte atë samit që e organizonte vetë dhe i fundit që do  eleminimin e Sali Berishës nga politika, sepse e ka A-sin e tij për të fituar çdo palë zgjedhje.

I vetmi që duke përdorur strategjinë e viktimizimit për të ndryshuar perceptimin që ka në publik si dhunues kronik, është Sali Berisha dhe nuk do e kishte problem të merrte një grusht për të arritur qëllimin e tij. Eleminime politike me grushte nuk kemi parë kurrë në historinë e njerëzimit, ndërsa inskenime kemi parë pafund, i fundit mesa duket ishte në datë 6 dhjetor.

Next Post
Eleminimi nga Maroku në Botëror, Federata Spanjolle njofton pasardhësin e trajnerit Luis Enrique

Eleminimi nga Maroku në Botëror, Federata Spanjolle njofton pasardhësin e trajnerit Luis Enrique

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com