• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Strategji e re në Izrael/ Vaksinim i nxënësve në shkolla me aprovim të prindërve

by
23/08/2021 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izraeli ka njoftuar se do të ofrojë mundësinë e vaksinimit nëpër shkolla pasi më parë kishte bërë të ditur se mësimi me prezencë fizike do të vazhdojë më 1 shtator.

“Nxënësit do të vaksinohen në mjediset e shkollës gjatë orarit mësimor mirëpo vetëm nëse për imunizimin e tyre pajtohen prindërit”, u tha në një deklaratë e Qeverisë së Izraelit.

Autoritetet izraelite thonë se po përpiqen të shmangin mbylljen e shkollave.

Rastet e reja me koronavirus kanë shënuar rritje në këtë vend pavarësisht një fushate disa muajshe të vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha të hënën se janë regjistruar 6.467 raste të reja me COVID-19 dhe 1.142 persona janë të shtruar në spital.

 

 

Në Izrael rreth 30 për qind e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç kanë marrë dy doza të vaksinës. Kjo shifër është shumë më e ulët se çdo grupmoshë tjetër.

Disa anëtarë të kabinetit qeveritar kishin kundërshtuar idenë e vaksinimit në shkolla. Ministrja e Arsimit, Yifat Shasha-Biton, ka thënë në muajin korrik se nxënësit mund të ndiejnë presion për të marrë vaksina.

Të hënën (23 gusht) ajo mirëpriti planin e vaksinimit duke thënë se “fillimi i vitit shkollor është thelbësor për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë mendore të nxënësve”.

Vala e re e të infektuarve e ka detyruar Qeverinë të miratojë masa të reja kufizimi si dhe të lejojë një dozë të tretë të vaksinës për njerëzit e moshës 40 vjeç e lart./ REL

/b.h

Next Post
Rikthehen në qarkullim virozat / Mjekët: Shenjat klinike të ngjashme me Covid-19

"Të rikthehet urgjent mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura dhe publike"/ Epidemiologu: Rritja e rasteve nga varianti Delta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In