• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategji apo rastësi ‘bumi’ turistik? Kumbaro: Dua Lipa është bio, e bëri se u ndje mirë. Sportistët e artistët, ambasadorët më të mirë

by Java News
18/09/2023 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sportistët dhe artistët janë ambasadorët më të mirë të vendit”, kështu shprehet ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro në një intervistë për emisionin Real Story në ABC News.

Kumbaro tha se qeveria këtë nuk ka bërë promocion në rrjetet sociale për turizmin, por ka ndjekur përshtypjet e turistëve për Shqipërinë, ndërsa përmendi këtu rastin e këngëtares së njohur Dua Lipa.

“Për momentin e kemi komplet bio, nuk kemi bërë promocion. Artistët dhe sportistë që me arritjet e tyre personale por edhe me dashurinë për Kombin, janë ambasadorët më të mirë. Nga ana tjetër, të gjithë artikujt në mediat e huaja flasin për turizmin në Shqipëri.

Gjëja më e bukur që ka ndodhur, nuk është fakti sa lekë janë futur nga tregu, nuk është fakti sa shumë turistë kanë ardhur, por është fakti se sa mirë flitet për Shqipërinë.” theksoi Kumbaro, ndërsa shtoi se ‘Shqipëria, Maldivet e Europës”, e thonë turistët dhe mediat e huaja.

Turizmi, rastësi apo strategji? Flet ministrja Mirela Kumbaro

Për ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro asgjë nuk ndodh rastësisht, ndaj edhe turizmin masiv që Shqipëria përjetoi gjatë këtij sezoni, por jo vetëm, ajo ia atribuon strategjisë së nisur vite më parë.

Në një intervistë me gazetarin Sokol Balla, në emisionin ‘Real Story”, në ABC News, Kumbaro thotë se vendi ynë përjetoi një ‘boom’ falë një sërë komponentësh të strategjisë së ndërmarrë nga qeveria shqiptare.

“Asgjë nuk ndodh rastësisht. Është një strategji që ka nisur le të themi rreth 10 vjet më parë me mënyrën si menduam të ndërhyjmë në territor, që nga planifikimi i territorit. Kujtoj këtu programin Rilindja Urbane, një program që ndërhyri jo thjesht estetikisht, por ndërhyri bashkë me estetikën, me rregullimet, me shërbimet në çdo qendër të Shqipërisë, nga qyteti më i vogël deri te Tirana. Duke krijuar një ndryshim psikologjik dhe kjo solli më pas një zinxhir investimesh në sektorin privat. Ishte ajo shkëndija që na dha të kuptojmë se kemi kaq shumë potenciale, por kur mësohesh me disa gjëra nuk të bëjnë përshtypje, kur i lë në rrënojë të duken të shëmtuara dhe nis e mësohesh. Ky proces estetizimi urban dhe më pas edhe rural, si Vunoi, Dhërmiu, Thethi e me radhë, prodhoi një ekonomi të re. Falë ndërhyrjeve në restaurime dhe qëndrat historike dhe në rilindjen urbane, filloi një ekonomi që u provokua fillimisht nga kjo strategji publike, që pastaj nxiti investimet private. Kemi gjithashtu një tjetër element të strategjisë, krijimin e një kuadri ligjor përmes investimeve strategjike dhe i nxitjes së investitorëve në hotelet 4 dhe 5 yje që prodhoi një tjetër seri rezultatesh.” u shpreh minisrja Kumbaro, ndërsa shtoi se ndryshe nga vite më parë, sot flasim për turizmin jo vetëm si sektor pushimi, por edhe ekonomik.

“Që të jemi realistë, kujtoj që 10 apo 7 vite më parë, nuk flitej në Shqipëri për turizëm si një sektor ekonomik. Kishim zakon të flisnim për pushime edhe thonim ku do shkonim apo ku i bërë pushimet. Nuk flisnim për turizmin si sektor ekonomik të koordinuar mes qeverisë, politikave dhe sektorit privat. Të gjitha këto zinxhir, investime publike në infrastrukturë dhe në qendrat urbane dhe rurale, që kishin këtë destinacion. Kombinimi i një sektori tjetër të rëndësishëm, bujqësisë me turizmin, prodhoi një profil të ri të ofertës turistike, komplet të panjohur që është agroturizmi. Qëllimi ishte të diversifikonim ofertën turistike që praktikisht e shoqëruar me një punë të përvitshme, filloi të prodhojë një ofertë të re, një atraksion të ri. Në radhë të parë për shqiptarët vetë, më pas për turistët e rajonit, që janë një pjesë e rëndësishme e tregut tonë turistik. Dhe sot vijmë në një rezultat që e dha produktin e vet që nuk është asgjë tjetër vetëm se produkt i kësaj strategjie afatgjatë që e dha rezultatin e vet kulminant, me gjithë pandeminë me gjithë problemet që kemi patur dhe që u reflektuan në të gjithë botën, në 2023. Por edhe me një intensifikim të punë shumë të madhe në disa sektorë, që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me organizimin në dy vitet e fundit. Kjo prodhoi këtë rezultat. Është luftuar shumë fort për një përmirësim të imazhit të Shqipërisë.” deklaroi Kumbaro./m.j

Next Post
Fredi Beleri kërkon lirinë, del sot para GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë

Apeli la në burg Belerin, gazeta greke 'Kathimerini': Gjykatat shqiptare rrëzuan kërkesën për lirim, ja nenet që janë shkelur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

Dekriptimi i mesazheve në platformën SKY ECC zbuloi skemën! Tre episode trafiku droge, SPAK mbyll hetimet për Endrit Doklen e Rexhep Rrajën

October 27, 2026
Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: 66.7% e votuesve kanë votuar deri në orën 18:00

Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: 66.7% e votuesve kanë votuar deri në orën 18:00

October 27, 2026
Melania Trump njofton zgjerimin e armëpushimit në Kherson, Moska konfirmon afatin e ndalimit të luftimeve në Oleski

Melania Trump njofton zgjerimin e armëpushimit në Kherson, Moska konfirmon afatin e ndalimit të luftimeve në Oleski

October 27, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

VENDIMI/ Gjykata e Lartë i jep të drejtë Veliajt dhe urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin për kallëzimin e “Nesti Angonit”!

October 27, 2026
Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

October 27, 2026
Presidenti vs PD

“Mbetet në rolin e spektatorit”- Begaj nisi konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, Bardhi akuzon: E përbuz këtë teatër politik, i shërben pushtetit!

October 27, 2026
Përkeqësohet moti, temperaturat në ‘pikiatë’! Në zonat malore të Kukësit nisin reshjet e borës

Përkeqësohet moti, temperaturat në ‘pikiatë’! Në zonat malore të Kukësit nisin reshjet e borës

October 27, 2026
Rikthehet ‘paqja’ mes Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus, 41-vjeçari përfshihet në listën paraprake të Portugalisë për ndeshjet e radhës

Rikthehet ‘paqja’ mes Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus, 41-vjeçari përfshihet në listën paraprake të Portugalisë për ndeshjet e radhës

October 27, 2026
Lavrov paralajmëron për përshkallëzim të konfliktit Rusi-Ukrainë

Lavrov paralajmëron për përshkallëzim të konfliktit Rusi-Ukrainë

October 27, 2026
Brazil, hetim mbi financimin e huaj të fushatës së Bolsonaros

Brazil, hetim mbi financimin e huaj të fushatës së Bolsonaros

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In