• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Strasburgu rihapi 21 janarin

by Skënder Minxhozi
14/11/2023 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Natën e 21 janarit 2011, teksa prokuroria vinte rrotull Kryeministrisë me ndrojtje për të marrë provat e para materiale të krimit shtetëror që sapo kishte ndodhur në bulevard, vetë shteti po fillonte të kujdesej për të humbur gjurmët dhe kthyer rrotën e historisë. Serverat u pastruan, fletë-ndalimet e prokurores Ina Rama për gardistët u kthyen mbrapsht ndërkohë që Berisha, Basha dhe juristët-skuthë të partisë (sa shumë të tillë ka në atë godinë) përgatiteshin të fabrikonin “kujen” sa komike, aq edhe kriminale të grushtit të shtetit. Në 72 orët që do pasonin, togëfjalëshat “zinxhir komandues”, “puçist opozitar”, terrorist i kuq, perimetër godine, çadër pistoletë, thika me helm etj, do të dëgjoheshin deri në mërzi nga propoganda zyrtare.

Asgjë nga këto nuk është e panjohur sot. Por asgjë nga këto s’i ka shpëtuar pas 12 vjetësh syrit të ftohtë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila shqyrtoi edhe një herë nga e para krimin shtetëror të 21 janarit, pas padisë së familjarëve të Aleks Nikës. Dhe verdikti është sa i akullt aq edhe tragjik: shteti vrau duke tejkaluar kompetencat, qeveria prishi provat shkresore e filmike, mori nën sqetull të dyshuarit si ekzekutorë dhe sulmoi e pengoi me sa mundi hetimin e prokurorëve. Asgjë nuk mbetet praktikisht në këmbë nga sentencat anemike që drejtësia shqiptare ka prodhuar deri më sot për 21 janarin, pas këtij vendimi të Strasburgut.

De facto para nesh shfaqet një ngjarje e hetuar në mënyrë hipokrite dhe duke fshehur fajësinë e autorëve kryesorë, një tragjedi e shkaktuar me dorën e shtetit, e cila është tentuar rregullisht të kamuflohet nga vetë shteti. “Gjykata nuk mund të pranojë argumentin se mbrojtja e një ndërtese në vetvete përbënte bazë legjitime për përdorimin e forcës vdekjeprurëse,” thotë përmbledhja e vendimit të shpërndarë për mediat. Një frazë asgjesuese për gjithkënd ndër ata që sot ankohen se nuk i lenë të hyjnë në sallën e mbledhjeve në Kuvend, e të cilët asokohe i janë futur me zell mbulimit të një krimi. Deputetë, ministra, partiakë, shumica prej tyre juristë e shtetarë me CV të gjatë. Të gjithë të vënë nën urdhër nga Berisha për të mbuluar me hi gjurmët e gishtave mbi krimin makabër të 21 janarit.

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut na thotë hapur dhe qartë se procesi i 21 janarit është ende i pahetuar dhe gjykuar. “Dhoma gjeti se çështja e përgjegjësisë së mundshme të zinxhirit komandues nuk ishte zbardhur nga hetimi përkatës, i cili ishte përqendruar në përgjegjësinë individuale të oficerëve të Gardës,” thuhet në njoftimin e gjykatës.

Dhe gjyqtarët e Strasburgut e dinë përsenë e moszbardhjes së përgjëgjësive, kur deklarojnë se “së pari, zyrtarë të lartë kishin bërë disa deklarata publike të nxituara menjëherë pas incidentit, duke thënë se viktimat ishin qëlluar në distancë të afërt dhe me lloje armësh të ndryshme nga ato në përdorim nga Garda dhe policia. Prokurorja e Përgjithshme i ishte nënshtruar kritikave të ashpra nga Kryeministri i atëhershëm dhe nga një komision hetimor parlamentar i cili kishte nisur punën paralelisht me hetimin penal. Një qasje e tillë pati një ndikim negativ në efektivitetin e hetimit, në veçanti për shkak të potencialit për t’i dekurajuar dëshmitarët për të bashkëpunuar me hetimin”.

Një ngjarje e konsumuar në sytë e opinionit publik shqiptar, e mbuluar duke prishur provat dhe duke kërcënuar prokurorinë e gjykatat – ja çfarë del nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut në lidhje me 21 janarin. Një arsye mëse e mjaftueshme për t’i rikthyer borxhin historik viktimave dhe familjeve të tyre, duke rihapur 21 janarin.

Sot Shqipëria është përfshirë në një retorikë kombëtare që kërkon luftën ndaj korrupsionit e keqqeverisjes. Jetojmë në epokën e SPAK-ut siç thuhet. Gjithçka e nevojshme, edhe pse e vonuar. Por edhe hetimi e dënimi i krimeve penale ka një radhë: vrasjet në fillim, vjedhjet menjëherë pas tyre. Të gjithë duhen dënuar, por është e padurueshme që protagonistët e 21 janarit sot kërkojnë komisione hetimore, ndërkohë që 12 vjet më parë ngritën një të tillë për vete, për të mbuluar një vrasje kolektive në mes të Tiranës. Strasburgu na vjen në ndihmë ta shërojmë këtë lloj cinizmi, duke gjetur vendin e secilit në obeliskun kombëtar të fajeve e përgjegjësive. Rihapni 21 janarin!

Next Post
Lëshohet alarm gjithëkombëtar në Ukrainë, i bëhet thirrje qytetarëve të kërkojnë strehim

Lëshohet alarm gjithëkombëtar në Ukrainë, i bëhet thirrje qytetarëve të kërkojnë strehim

Comments 1

  1. Gjeneral Janullica Beleri musulman Kostandona ambasadore Mitsotakis Vangjel dhjaku dhjerë= VORIO EPIR says:
    2 years ago

    SPAK,
    Nga ty,
    Presim shumë,
    Jo pak,
    Sali Berishën,
    Si “dollobash”,
    Ka ardhur koha,
    Të jetë dash,
    Dashi kopesë,
    Së hajdutërisë,
    Bashkë me Liken,
    E Monës s’LSI-së,
    Që si familje,
    Berishë dhe Metaj,
    Kanë vrarë e prerë,
    Vjedhur e grabitur,
    Sa ky popull,
    Është i drobitur,
    I prerë në besë,
    I zhgënjyer,
    Nga SPAKU presin,
    Drejtësi të vërë,
    Që populli shqiptar,
    Të qetësohet,
    Dhe vjedhjet krimet,
    Të maturohen,
    Ti jepet fund,
    Makuterisë
    E të gjithë Shqipërisë.

    Reply

Leave a Reply to Gjeneral Janullica Beleri musulman Kostandona ambasadore Mitsotakis Vangjel dhjaku dhjerë= VORIO EPIR Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Si u bë Tirana kryeqytet dhe përse Kongresi i Lushnjes nuk mori vendim

February 11, 2026
Sherr mes ultrasve të Atalantës dhe Interit në Itali, vritet me thikë tifozi 26-vjeçar! Një i arrestuar

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, 7 persona në paraburgim, goditet grupi i trafikut

February 11, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Berisha: Te Trauma asnjë polic i lënduar. Këlliçi po hante bukë gjatë protestës, policia e procedon

February 11, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Kërkesa e Veliajt kundër Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

February 11, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama, batuta me ambasadorin Gonzato: Unë jam lart, ti poshtë. Ka edhe më të rëndësishëm sesa ty

February 11, 2026
“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

February 11, 2026
Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

February 11, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Shtyhet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, shkak gjyqi për ish-krerët e UÇK-së

February 11, 2026
Kandidon për deputet në Vlorë, Ardit Bido emëron zëvendësuesin e tij tek Drejtoria e Arkivave

“Azem ti je gjallë”, deputeti i PS për Berishën: Vjen një moshë që njeriu nuk mundet ta…

February 11, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

Porosia 150 mijë euro, Hoxha: Do i vrisnim babain, që i biri të shfaqej në varrim

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In